Gjithnjë më shumë foshnja linden përmes frytënimit artificial

Gjatë vitit 2009 janë lindur 1891 fëmijë, prindërit e të cilëve janë trajtuar me metoda të riprodhimit biologjik, frytënim artificial

Në Zvicër vazhdon të rritet numri i lindjeve që bëhen duke shfrytëzuar të arriturat e mjekësisë së riprodhimit biologjik. Sipas shifrave më të reja që ka publikuar Enti Federal për Statistikë, gjatë vitit 2009 janë lindur 1891 fëmijë, prindërit e të cilëve janë trajtuar me metoda të riprodhimit biologjik, (frytënim artificial).

Ky numër është dyfish më i madh se ai i vitit 2002.

Pak më shumë se një e treta e femrave të trajtuara me metoda të tilla, ia kanë dalë të mbeten shtatzëna, ndërsa më shumë se 70% e shtatzënive kanë rezultuar me lindje.

Ndërkaq numri i përgjithshëm i fëmijëve të lindur në Zvicër gjatë vitit 2009 ka qenë 78000, bën të ditur 20 minuten.ch.

Statistikat më tutje bëjnë të ditur se gjithsej 6300 çifte kanë shfrytëzuar gjatë vitit 2009 trajtimin me metoda të riprodhimit biologjik. Ky numër tregon një rritje prej 5 për qind në krahasim me një vit më parë.