Fotolajmi
Gjithnjë e më shumë refugjatë po mbërrijnë në Evropë
Rreth gjashtë mijë emigrantë mbërritën në Itali që nga e martja bëjnë të ditur nga Organizata Ndërkombëtare për Migrim IOM
Këtë javë pothuajse të gjithë emigrantët që erdhën përmes Detit Mesdhe janë regjistruar në Itali, tha një zëdhënëse e organizatës, përcjell albinfo.ch
Janë regjistruar një total prej 6664 njerëzve të cilët mbërritën në Evropë, vetëm 174 njerëz erdhën në Greqi. Në qytetin italian të Messina sot 357 emigrantë mbërritën.
Sipas IOM këto të dhëna në Itali tregojnë se në vend deri në fund të vitit të arrijnë pothuajse njëqind mijë emigrantët.
Organizata Ndërkombëtare për Migrim, tha se që nga fillimi i vitit në Europë janë 177 207 emigrantë që mbërriten nga Deti Mesdhe, nga të cilët 153 362 në Greqi, 23 170 në Itali, 648 në Spanjë dhe 28 në Qipro.
Sipas Organizatës të paktën 732 emigrantë janë mbytur gjatë këtij viti në një përpjekje për të kaluar Mesdheun dhe drejt Europës.
Të ngjashme
Të tjera nga Fotolajmi
E-Diaspora
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit Dr. Edin Nevzati punon si neurokirurg në SHBA, në Universitetin e Kolorados ndërsa ruan lidhjen shkencore...
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
Jeta në Zvicër
-
Zviceranët pesimistë për vitin 2025, sa i përket anës financiare Numri i njerëzve që kanë vështirësi në pagesën e primeve të sigurimit shëndetësor nuk ka qenë...
-
Një skiator humb jetën nga orteku në Zvicër
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit
-
84 franga në ditë, ku shkojnë paratë që paguani për biletën e skive?
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik, por bëjnë presion mbi industrinë e hoteleve dhe restoranteve