Shkurt.ch

Gjithnjë e më shumë kolona nëpër autostrada

Gjatë 2011-ës është raportuar për 12.325 njoftime kolonash me automjete, duke shkaktuar jo më pak se  19.149 orë pritjeje nëpër rrugët e Zvicrës, njofton Zyra Federale e Rrugëve (ASTRA).

Kjo është 20 për qind më shumë se në vitin 2010. Sipas Astra-s, nga viti 1990 trafiku nëpër autostradat e Zvicrës është dyfishuar.40 për qind e automjeteve përfundojnë nëpër kolona rrugësh, duke iu shmangur bllokadave të rrugëve nacionale të Zvicrës.Njëri ndër shkaqet thuhet të jetë rritja e qarkullimit rrugor.Zonat më problematike sa u takon kolonave janë ato në autostradën A1, ndërmjet Gjenevës dhe Lozanës, si dhe ndërmjet Bernës dhe Winterthurit dhe A2 në zonën e Bazelit.