Bota
Gjithnjë e më pak të papunë në Gjermani
Të dhënat sezonale të Agjencisë për Punësim tregojnë se numri i të papunëve u reduktua për 14 mijë, në 2.59 milionë. Ekonomistët e anketuar nga “Bloomberg” prisnin një rënie prej 10 mijë. Kështu, përqindja e të papunëve mbetet në një nivel prej 5.9%, më e ulëta që prej bashkimit të Gjermanisë e tutje, përcjell albinfo.ch.
Në Gjermaninë lindore rënia ishte për 6 mijë të papunë, ndërsa në perëndim për 8000.
“Zhvillimet në tregun e punës mbeten pozitive. Numri i ulët i papunëve në shkurt, punëtorët në anën tjetër paguajnë kontribute dukshëm më të larta se një vit më parë dhe kërkesa nga kompanitë për punëtorë të rinj vazhdon të jetë një nivel të lartë”, tha Frank-Juergen Wise, president nga Agjencia e punësimit me seli në Nuremberg.
“Bloomberg” kujton se besimi i biznesit në Republikën Federale është duke u përmirësuar, përveç se ka nxitim në aktivitetin e industrisë së shërbimeve. Ai mbështet parashikimet e Bankës Qendrore, Bundesbank, se rritja ekonomike në Gjermani do të forcohet në tremujorin e parë. Në raportin mujor Banka Qendrore tha se kushtet në tregun e punës janë të favorshme.
E-Diaspora
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike Gjatë njëmbëdhjetë muajve, pronari i biznesit dhe djemtë e tij thuhet se kanë ndihmuar në pastrimin...
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!
-
Panikë në aeroplanin që udhëtonte nga Prishtina në Halmstad, turbulencat e mëdha shkaktuan probleme në frymëmarrje
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Moti në Zvicër: Bëhet apel për kujdes në rrugë, akulli kërcënon në këto rajone Dimri po mban në pritje ultësirat: në vend të borës, pjesë të vendit kërcënohen nga akulli...
-
Gjërat që nuk u takojnë të huajve në Zvicër
-
Rritet papunësia në Zvicër
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike
-
Zvicër: Parashikimi i motit në fundjavë: ‘Brrrrr’