Kosova
Gjithçka gati për festivalin e fëmijëve “Ylberi i Prishtinës”
Përpos ansambleve vendore, pjesëmarrës do të jenë edhe ansamblet nga Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia, Kroacia, Bullgaria dhe Turqia
Një nga ngjarjet më të rëndësishme kulturore për fëmijë që zhvillohet në Prishtinë, festivali ndërkombëtar tradicional i valleve folklorike për fëmijë “Ylberi i Prishtinës” këtë vit ka mbushur 15-vjetorin e saj.
“Për dy ditë me radhë, më 9 dhe 10 shtator, do të defilojnë mbi 500 fëmijë nën tingujt e muzikës me veshjet tradicionale kombëtare duke prezantuar vlerat kulturore përmes valleve të ndryshme të qyteteve dhe shteteve që përfaqësojnë”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës.
Në këtë vit do të marr pjesë disa ansamble nga vendet e rajonit. “Këtë vit do ketë shumë risi me qëllim që ky manifestim të lë mbresa të veçanta tek qytetarët e posaçërisht tek fëmijët. Përpos ansambleve vendore, pjesëmarrës do të jenë edhe ansamblet nga Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia, Kroacia, Bullgaria dhe Turqia”, njofton komuna e Prishtinës, përcjell albinfo.ch.
Festivali organizohet nën patronatin e Kryetarit të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, realizohet nga Qendra Kulturore e Fëmijëve të Prishtinës dhe mbështetet nga Drejtoria për Kulturë e Komunës së Prishtinës.
E-Diaspora
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës Më 4 janar prej orës 19:00 është ndeshja Zvicër – Kosovë...
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: 5% më pak shitje të veturave të reja Në mënyrë të konsiderueshme më pak makina të reja u shitën në Zvicër në vitin 2024...
-
Ka gjithnjë e më pak vende parkimi publike në qytetet zvicerane
-
Fermerët zviceranë të shqetësuar për të ardhurat dhe barrën administrative
-
Subvencionet publike për transportin publik po rriten në të gjithë Zvicrën
-
Liftet e skive kanë pasur një fillim shumë të mirë të sezonit të dimrit