E-Diaspora

Gjithcka gati për eventin e madh e boksit në Cyrih

Përveç dueleve te boksit olimpik Zvicër vs Kosove, ne këtë mbrëmje do te zhvillohen edhe dy meçe te boksit profesionist

Me 5 tetor 2019, ne Glattbrugg te Cyrihut ne Zvicër do te zhvillohet mbrëmja e madhe e boksit amator dhe atij profesionist.

E ftuar ne këtë mbrëmje është edhe kombëtarja e Kosovës ne boksin olimpik, e cila do te jete e pranishme me ftese te veçantë qe i është bere Federatës se Boksit te Kosovës nga Federata Zvicrane.

Përveç dueleve te boksit olimpik Zvicër vs Kosove, ne këtë mbrëmje do te zhvillohen edhe dy meçe te boksit profesionist ku do te jete i pranishëm Edmond Zefi nga Cekia dhe ne meqin kryesor Labinot Xhoxhaj.

Ne një lidhje direke organizatori Burim Hasaj tregoi për iniciativën qe ta ftoje kombëtaren e Kosovës, ndërsa trajneri i Xhoxhajt, Ramadan Millaku flet rreth përgatitjeve te Labinotit.

Ne anën tjetër, Labinot Xhoxhaj shprehet optimist dhe se shpejti me menaxherin e tij Muharrem Gjocaj, do te dalin me emrin e kundërshtarit, i cili pritet te jete një boksier serb percjell Albinfo.ch.

https://www.facebook.com/TOSportPLUS/videos/385225015490916/