Lifestyle

Gjithçka gati për ceremoninë “Grammy”

Qilimi i kuq për edicionin e sivjetëm të ceremonisë së ndarjes së shpërblimeve “Grammy” tashmë është shtruar, nga ylli i muzikës dhe prezantuesja e kësaj ngjarjeje, Alicia Keys. 

Muzikantja e famshme, e cila i ka fituar 15 shpërblime “Grammy” gjatë karrierës së saj, e merr këtë rol përsipër nga prezantuesi i vitit të kaluar, James Corden. 

Kjo ceremoni e ndarjes së shpërblimeve konsiderohet si ‘Oscar’-i i industrisë së muzikës, dhe mbahet të dielën, më 10 shkurt, në qendrën “Staples Center” në Los Angeles. 

“Mendoj se të gjithë e kanë dashur energjinë dhe humorin që Corden e ka sjellë në këtë ceremoni, dhe tani që ai ma ka bartur këtë përgjegjësi, është një nder i veçantë për të gjithë ne që do të kemi mundësi të festojmë dhe të argëtohemi në maksimum, përcjell albinfo.ch.

Kjo sepse ceremonia e së dielës ka pikërisht këtë qëllim”, tha kantautorja e njohur amerikane, në ceremoninë e shtrimit të qilimit të kuq.  Kosova merr pjesë për herë të parë zyrtarisht në Berlinale, me një film me metrazh të shkurtër në “Berlinale Shorts”, e që përfaqësohet me Samir Karahodan.