Shqipëria

Gjirokastra, pavarësisht pandemisë, tërheq gjithnjë e më shumë vizitorë

Gjirokastra është qyteti, i cili ka mbi 15 vjet në sitet e trashëgimisë kulturore të UNESCO-s, shquhet si qytet muzeal, i veçantë në arkitekturën e tij, i cili tërheq gjithnjë e më tepër vizitorë të huaj, shkruan albinfo.ch.

Ai është qytet në Shqipërinë jugore, është në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s që nga viti 2005, si një nga pak shembujt e mbijetuar në Ballkan të qyteteve tregtare të stilit otoman.

E veçanta e këtij vendi është se cilësohet si qytet i gurtë dhe gjithnjë e më shumë po renditet si një nga qytetet elitare të turizmit shqiptar, duke thithur një numër gjithnjë në rritje të turistëve, pavarësisht pandemisë. /Albinfo.ch

Fotografia e Dardania Sacra