Futboll

Gjimshiti shpallet më i miri në Ligën e Evropës

Kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë, Berat Gjimshiti, është shpallur lojtari më i mirë i ndeshjeve të dyta të çerekfinales të Ligës së Evropës, përcjell albinfo.ch.

Skuadra e Gjimshitit, Atalanta, u mposht 1:0 nga Liverpooli, të enjten mbrëma në Bergamo. Por Atalanta avancoi falë fitores 3:0 në ndeshjen e parë.

Përkundër humbjes, Gjimshiti kishte ndeshje të madhe të enjten. I rikuperoi 13 topa, kishte gjashtë ndërhyrje dhe kishte saktësi prej 73 për qind të pasimeve.

Ishte më i miri i ndeshjes e të premten UEFA njoftoi se u shpall edhe më i miri i ndeshjeve të dyta çerekfinale.