Futboll
Gjimshiti, krenar që ishte kapiten në triumfin e Atalanta-s
“Grupi është fantastik, luajtëm shumë mirë dhe me meritë”, është shprehur Gjimshiti
Kapiteni i Atalanta-s në finalen e Ligës së Evropës, të cilën skuadra italiane e fitoi me rezultatin 3:0 ndaj Bayer Leverkusen-it, Berat Gjimshiti, deklaroi për mediat pas këtij triumfi historik se e gjitha i duket e pabesueshme.
“Është e vështirë të gjesh fjalët tani, as që po e kuptoj se çfarë bëmë. Një sukses kaq i madh, pas finales së humbur në Kupën e Italisë, është i pabesueshëm. Megjithatë, tani nuk më interesojnë 3 finalet e humbura”, është shprehur kapiteni i Atalanta-s dhe Shqipërisë.
Më tej, mbrojtësi i kombëtares shqiptare të futbollit u shpreh se sot e mësoi se do të ishte ai kapiteni i Atalanta-s në këtë përballje dhe ndjehet shumë krenar.
“Jam krenar, sot mësova se do të mbaj shiritin në krah. Grupi është fantastik, luajtëm shumë mirë dhe me meritë”, vijoi kapiteni “kuqezi”.
I pyetur nëse e priste këtë sukses në momentin e parë kur është bashkuar me Atalanta-n, mbrojtësi deklaroi se nuk e kishte imagjinuar kurrë. “Nuk do ta kisha imagjinuar kurrë. Kur arrita situata dhe pritshmëritë ishin të ndryshme, ne po luanim për të shmangur rënien. Ardhja e Gasperinit solli një filozofi të re, ai gjithmonë dëshiron të përmirësojë lojtarët dhe t’i bëjë ata të performojnë dhe të japin më të mirën e tyre. Pastaj pas disa viteve fillova të imagjinoj një moment të tillë, ndoshta jo Ligën e Evropës, ndoshta më shumë Kupën e Italisë, por sot e meritojmë të gjithë këtë”, përfundoi Berat Gjimshiti.
Kështu Atalanta edicionin e ardhshëm do të luajë në grupet e Ligës së Kampionëve.
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Për këto propozime votojnë të dielën zviceranët Votimi i fundit i vitit është caktuar për të dielën në Zvicër. Katër propozime janë në...
-
Banorëve të Brienz u propozohet të zhvendos në Tiefencastel
-
Zvicra mbështet Maqedoninë e Veriut me tre milionë franga për menaxhimin e mbetjeve të ngurta
-
Reshjet e borës bllokuan disa qytete të mëdha, kjo është situata
-
Zvicër: Si pasojë e borës, transporti publik ka ndërprerje në shumë qytete