Lajme
Gjilani prezanton 48 projekte para donatorëve
Komuna e Gjilanit ka prezantuar para donatorëve 48 projekte kapitale, të cilat do të ndikojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e jetës së banorëve të rajonit të Lindjes, përfshirë këtu edhe komunën e Ferizajt, Vitisë, Kamenicës, Ranillugit, Parteshit, Kllokotit dhe Novobërdës. Ndërsa rregullimi i shtratit të Moravës mbetet prioritet i këtij rajoni.
Këto projekte i prezantoi kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i cili tha se donatorët mbetën shpresa më e madhe për këtë rajon.
Pos nikoqirit Lutfi Haziri, në Konferencën e donatorëve mbi zhvillimin socio-ekonomik për rajonin e lindjes. kanë marrë pjesë edhe Christof Stock, shef i bashkëpunimit në Zyrën e BE-së në Kosovë, ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hikmete Bajrami, zëvendësministri i Integrimit Evropian, Ramadani Ilazi dhe ai i MAPL-së, Bajram Gecaj. Po ashtu i pranishëm ishte edhe kryetari i Ferizajt, Muharrem Sfarqa si kryesues i Bordit AZHR Lindje, dhe kryetarë të tjerë të 11 komunave të regjionit lindje si dhe donatorë të fuqishëm siç është Komisioni Evropian
Takimi është mbajtur nën organizimin e Asociacionit të Agjencive për Zhvillim Rajonal (ARDA) në bashkëpunim me Asociacionin e Komunave të Kosovës (AKK) dhe në partneritet me Ministrinë e Integrimeve Evropiane
Haziri ka shpalosur para donatorëve projektet e Komunës së Gjilanit, siç është ai për rregullimin e shtratit të lumit “Morava”, ku involvohen gjashtë komuna përreth, pastaj ai për ndërtimin e impiantit për trajtimin e ujërave të zeza etj, për të vazhduar më pas me prezantimet e projekteve nga ana e përfaqësuesve të komunave tjera.
“Qëllimi kryesor i këtij projekti është trajtimin e ujërave të zeza të cilat derdhen në lumenjtë e qytetit “Mirusha”, “Baja” dhe lumit “Stanishor”. Qëllim është grumbullimi dhe trajtimi i ujërave të zeza si dhe evitimin e ndotjes së ujërave sipërfaqësor, por edhe atyre nëntokësor, duke intervenuar në rregullimin e shtratit të lumit “Morava e Binçës” dhe ndërtimin e impiantit që do të bënte një zgjidhje për të gjitha komunat e këtij regjioni…”, tha kryetari Haziri.
Haziri ka bërë të ditur se kostoja financiare e këtij projekti është 14 milion e 700 mijë euro, ku do të participojmë me 15% të mjeteve.
Shefi i Bashkëpunimit në Zyrën e BE-së në Kosovë, Christof Stock, është shprehur i lumtur që është arritur të organizohet kjo konferencë regjionale me qëllim të prezantimit para donatorëve të projekteve kryesisht në infrastrukturë dhe agrobujqësi. Ai tha sa Komunat duhet të punojnë në projekte të përbashkëta, siç bie fjala për projektin e lumit “Morava” që prekë 6 komuna të lindjes si dhe projekte të tjera që do t’ua bënin jetën më të mirë qytetarëve, raporton Koha.
Muharrem Sfarqa, kryetar i Ferizajt dhe njëherit kryesues i bordit AZHR Lindje, është shprehur se vendet e BE-së kanë investuar në regjionin e lindjes në shumë projekte që janë vitale për përmirësimin e jetës së qytetarëve, duke shfaqur shpresën se këtë ndihmë do ta kemi edhe në të ardhmen.
Pas përfundimit të prezantimit të projekteve kryesisht në agrobujqësi dhe infrastrukturë nga ana e 11 Komunave të Lindjes, kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri ka thënë se mbajtja e Konferencës së Donatorëve është ditë e shpresës së madhe për këtë regjion.
”Sot kishim donatorë të fuqishëm, është Komisioni Evropian i cili bartë të gjithë buxhetin e shteteve të BE – së, zyra në Prishtinë, edhe sa i përket programit IPA II, është një shans e mirë për investime në kuadër të vërshimeve në Ballkanin Perëndimor, regjioni ynë të përfitoj rregullimin e shtratit të lumit “Morava e Binçës”, si njëra nga problemet kryesore në vërshim dhe të gjitha programet tjera”, ka thënë Haziri.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së Kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku përmes një postimi në Facebook ka thënë se deri më tani...
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent Ndërsa moti i ftohtë pritet të arrijë në ditët në vijim, Qyteti i Gjenevës do të...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Cilat destinacione do të kushtojnë më shumë nga Zvicra