Lajme

Gjilani nderon Xherdan Shaqirin

Këshilltarët komunalë të Komunë së Gjilanit kanë propozuar që Kuvendi i Gjilanit ta shpallë qytetarë nderi futbollistin Xherdan Shaqiri

Ylli kosovar i futbollit që mbron ngjyrat e Kombëtares së Zvicrës, Xherdan Shaqiri do të shpallet qytetarë nderi i komunës së Gjilanit. I lindur në Zhegër dhe ish kampion i Evropës me Bayern Mynhen-in, Shaqiri do të nderohet në Gjilan, sepse konsiderohet si ikona e këtij qyteti.

Iniciativën për ta shpallur “xhuxhin magjik” qytetar nderi, e kanë ndërmarrë këshilltarët e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Asamblenë Komunale të Gjilanit, që realisht përbëjnë shumicën parlamentare.

Abdyl Aliu është shef i grupit të këshilltarëve të LDK-ë në Asamble. Ai tha se nesër, e shtunë, do ta organizojnë një konferencë për media, ku zyrtarisht do të propozohet Xherdan Shaqiri, i nominuar për qytetar nderi të Gjilanit.

Xherdan Shaqiri ka shkëlqyer në Kampionatin Botëror të Futbollit në Brazil, duke shënuar “hat trik” për Zvicrën, dhe kështu u bë lojtari i 50-të, në gjithë historinë e futbollit që shënon tri herë në kampionat botëror.  Ai është lindur në Zhegër rë Gjilanit dhe ka dëshmuar disa herë se është shumi i lidhur me vendlindjen.