Futboll

Gjilani me fitore bindëse ndaj ekipit zviceran

Ekipi kosovar, Gjilani, ka startuar lojën me agrisivitet ndaj skuadrës zvicerane, FC Schaffhausen. Qysh në minutën e parë gjilanasët kanë avacuar me golin e mbrojtësit brazilian, Jackson Ferreira. Kurse në minutën e 18-të epërsinë në 2 me 0 për gjilansit e ka ngritur, Gerhard Progni, shkruan albinfo.ch.

Se a po futet futbolli i Kosovës në një fazë të re të zhvillimit dhe ngritjes së cilësisë është mbase ende herët të konstatohet, por nëse shohim zhvillimet e fundit të kombëtarës së Kosovës dhe sidomos „mbledhjen“ e lojtarëve më cilësorë nga kampionati i Shqipërisë dhe Maqedonisë, mund të themi se Superliga e Kosovës, po shënon përparime që nga pranimi i Federatës së Futbollit të Kosovës në UEFA dhe FIFA.

Rezultatet e mira të kombëtarës së Kosovës dhe përforcimet e ndjeshme të disa klubeve kosovare kanë filluar të ndjehen e të vlerësohen edhe jashtë Kosovës.

Në Zvicër ku jetojnë shumë shqiptarë, futbolli është tema më e zakonshme mes tyre dhe zviceranëve, duke filluar nga Shaqiri, Xhaka e deri të shumë të tjerë që angazhohen pothuajse në çdo klub zviceran.

Kështu ndeshja testuese e zhvilluar të dielën në stadiumin „Lipo Park“ mes skuadrës së ligës së dytë zvicerane, FC Schaffhausen dhe SC Gjilani është mbyllur me fitoren e ekipit kosovar.

Ekipi kosovar, Gjilani, ka startuar lojën me agresivitet ndaj skuadrës zvicerane, FC Schaffhausen.

Qysh në minutën e parë gjilanaset kanë avacuar me golin e mbrojtësit brazilian, Jackson Ferreira. Kurse në minutën e 18-të epërsinë në 2 me 0 për gjilansit e ka ngritur, Gerhard Progni, shkruan albinfo.ch.

Schaffhauseni, është një ekip i vjetër zviceran që ka garuar edhe në Superligën zvicerane. Në këtë klub luajnë poshtu shumë shqiptarë. Në përbërjen e ekipit figurojë emrat e shtatë lojtarëve shqiptarë. Në mesin e tyre gjendet edhe emri i portierit të ri të talentuar, Amir Saipi, për të cilin  ka njoftuar së fundmi kreu i FFK-së, presidenti Ademi,  se në tetor do të grumbullohet me Dardanët. Megjithëse ai vetë ende nuk e ka konfirmuar një gjë te tillë dhe siç merr vesh albinfo.ch, është i surprizuar nga ajo që është shkruar në media, pasi që ai ende nuk ka vendosur asgjë.

Sido që të jetë vendimi i tij, ekipi kosovar, Gjilani, ka startuar lojën me shumë presion e aksione të kombinuara, që kanë vënë ekipin me përvojë të gjatë në futbollin zviceran në vështirësi të dukshme. Qysh në minutën e parë gjilanaset kanë avacuar me golin e mbrojtësit brazilian, Jackson Ferreira. Kurse në minutën e 18-të epërsinë në 2 me 0 për gjilansit e ka ngritur, Gerhard Progni. Më pastaj loja ka shkuar drejtë uljes së tempos por me një epërsi të lehtë te mbajtjës së topit dhe kontrollimit të lojës nga musafirët duke pasur kështu disa raste shënimi nga lojtarë të të dyjave ekipeve por që ju ka munguar konkretizimi në fund.

Loja është zhvilluar në prani të një numri të vogël tifozësh, rreth 1 mijë sosh, që pothuajse në terësi ishin tifozë të Gjilanit apo që i përkisnin grupit te tifozerisë „Skifterat“, shkruan albinfo.ch.

„Qellimi ka qenë së pari ti kënaqim tifozët që i kemi në Zvicër dhe të bëjmë një test e të ndertojmë një urë bashkëpunimi me Schaffhausenin”, tha për albinfo.ch, kryetari i klubit SC Gjilani, Florim Zuka.

Zuka tregon se ka bërë ndryshime rrënjësore në ekip duke bërë investime të mëdha, por shifra nuk zbulon. Gjilani synon titullin, por janë të vetëdijshëm që kanë ende shumë punë për të bërë.

“Synimet janë kreu i tabelës, titulli. Megjithatë, ekip të mirë ka edhe Ferronikeli, Prishtina e Drita dhe besoj që këto tri ekipe së bashku me Gjilanin do të luftojnë për kreun e tabelës”, shprehet Zuka.

Trajneri i Gjilanit Gentian Mezani, mënjëherë pas ndeshjes u shpreh i lumtur për fitorën e SC Gjilanit dhe lojës së bukur të treguar nga djemtë e tij.

„Mendoj që kemi bërë një lojë jashtëzakonisht të mirë. Fitorja të jep moral dhe të bënë shumë mirë kundrejt një skuadre që luhet në një kampionat më superior se në Kosovë dhe ajo që më kënaqi shumë është loja e skuadrës dhe shpresoj të vazhdojmë në këtë mënyrë duke qëndruar më këmbë në tokë dhe të rritemi duke marrë rezultate edhe në kampionat“.

Se në Kosovë futbolli po rritet e ka vënë re edhe trajneri vlonjat, Mezani, të cilit i është ofruar kuleta e hapur për të sjellë në skuadër përforcimet e duhura për të arritur objektivat e kërkura nga drejtuesit e klubit gjilanas, e ato janë paraqitjet jashtë vendi. Loja ndaj Schaffhausenit, në këtë rast, ka qenë sigurisht një test i vogël për të parë nga afër aftesinë e paraqitjeve të ekipit gjilanas në arenën ndërkombëtare.

„Kemi luajtur kundër një kundërshtari shumë të fortë dhe shumë të shpejt taktikisht, por në futboll kështu funksionin, në qoftë se një skuadër është më e motivuar se tjetra, normalisht rezultati është në favor të saj. Unë shpresoj ta kemi këtë motivim në çdo ndeshje sepse kjo ishte një ndeshje miqësore“, vlerëson ai, duke mos fshehur se objektivi i tyre pjesëmarrja në garat ndërkombëtare. „Objektivi ynë i parë janë kupat e Evropës dhe pastaj të shohim“.

Ndihmëstrajneri, Hakan Yakin, ndryshe vëllai i trajnerit të Schaffhausenit, Murat Yakin, e vlerësoi me nota të larta paraqitjen e Gjilanit, ndonëse ai u arsyetua me lodhjen e lojtarëve të tij si pjesë e angazhimit në tri lojë vetëm brenda pesë ditëve.

„Ekip i mirë, ata na e kanë bërë neve jetën e vështirë në fillim. Ne kemi lojën e tretë brenda pesë dite dhe e kemi vërejtur se lojtarët janë të lodhur. Megjithatë ky nuk duhet të jetë justifikimi.  Ne kemi parë një pjesë të parë të mirë të Gjilanit“.

Schaffhauseni kanë zhvilluar të enjtën një lojë testuese me ekipin e Bundesligës gjermane FC Augsburg dhe duke luajtur baraz 1 me 1 dhe dje, të dielën kundër SC Gjilanit.

„Kemi pasur Augsburgin para tri dite dhe lojtarët kanë vrapuar, kanë luajtur dhe sot kanë menduar ndoshta se do të jetë me thjeshtë, por nuk doli ashtu edhe pse kemi tentuar për 90 minuta. Gjilani është shfaqur me tërë energjinë dhe ne nuk kemi arritur të reagojmë ndaj dy golave të pësuar“, u shpreh Hakan Yakin.

I gjithë ky spektakël futbolli nuk do te ishte i mundur pa vëllezërit Sopi, të cilët janë me origjinë nga Gjilani, njëri organizator e tjetri sponzor.

Mbase nuk ishte fare e lehtë për Paja Sopi që kishte marrë barrën për të organizuar miqësoren ndërmjet Gjilanit dhe Schaffhausenit.

„Fillimisht filluan problemet për të siguruar vizat që ka marrë jo pak kohë por që ja arritem të sjellim tërë e ekipin e Gjilanit në Zvicër, që sollen mbresa të vecanta për gjilanasit e Zvicrës që nuk janë pak“, tha Sopi duke parlajmëruar miqësore tjera të ardhmën.

„Edhe pse moti nuk ishte në favorin tonë sot ne ja arritem të mbledhim rreth 1 mijë shikues në stadiumin LIPO Park Schaffhausen“, thekson Sopi i emocionuar me rezultatin në favor të gjilanasve.

Ndërsa Ismet Sopi me firmën e tij Heizen24 në Cyrih ishte sponzori kryesor, i cili kishte marrë përsipër sponzorizimin e kësaj ndeshje miqësore Gjilani-Schaffhausen.

„Pos që vijë nga Gjilani, skuadra gjilanase ka një histori dhe me këtë ndeshje ata kanë treguar para vendësve se futbolli kosovar ka shënuar progres për të depërtuar jashtë kufijve të vendit. Futboli dhe sportet tjera po na pëfaqësojnë denjësisht në arenën ndërkombëtare“, tha Ismet Sopi. /Albinfo.ch.

© 2019 Albinfo.ch
© 2019 ALBINFO.CH
© 2019 ALBINFO.CH
© 2019 ALBINFO.CH
© 2019 ALBINFO.CH
© 2019 ALBINFO.CH
Shoqata “Bashkimi” Uster
Shoqata “Bashkimi” Uster
albinfo.ch