Integrimi

Gjilani, krenar me sukseset e Qëndresa Sadriut në Zvicër

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, me rastin e zgjedhjes së gjilanases Qëndresa Sadriu si deputete në kantonin e Syrihut, e ka përgëzuar atë dhe familjen Sadriu, duke thënë se me sukseset e saj e ka bërë krenar Gjilanin dhe Republikën.

“Po më gëzojnë jashtëzakonisht shumë sukseset e rinisë shqiptare në Perëndim, në veçanti suksesi i gjilanases Qëndresa Sadriu, e cila u zgjodh deputete në kantonin më të madh në Zvicër, Zurich. Me këtë triumf, ajo e bëri krenar Gjilanin dhe Republikën, duke qenë modeli më i mirë. I uroj suksese në këtë legjislaturë”, ka thënë Haziri.

Ndryshe, Qëndresa Sadriu, si përfaqësuese e Partisë Socialdemokrate, u zgjodh deputete në Parlamentin e Kantonit më të madh të Zvicrës, në atë të Zurichur, njëherësh edhe kryesuese e Kuvendit të Komunës Glattbrug. ​