Kosova
Gjilanasi që kishte ardhur nga Zvicra, rezultoi pozitiv me koronavirus
Zëvendësministri i Shëndetësisë, Izet Sadiku, ka dhënë detaje për një rast që dje rezultoi pozitiv me koronavirus, pasi në konvikte ku ishte i karantinuar i janë paraqitur simptomat.
Sadiku për RTV Dukagjini ka thënë se tashmë një person që ka qenë i karantinuar në Qendrën e Studentëve ka rezultuar pozitiv me Covid-19.
Ai thotë se i njëjti ka ardhur nga Zvicra me një avion, ku ishin edhe 54 udhëtarë të tjerë, përcjell Telegrafi.
“Shenjat këtij qytetari nga Gjilani i janë paraqitur në ditën e shtatë të karantinës”.
Po ashtu, zëvendësministri thotë se personi në fjalë ka qenë në karantinë në një dhomë me një familjar, me të cilin janë kthyer bashkë nga Zvicra dhe sipas bisedave ata nuk kanë kontaktuar me askënd.
Sadiku thotë se ky është rasti i dytë që nga karantina dikush del i infektuar.
“Pas rastit të Ferizajt, sot ky është rasti i dytë që dikush nga karantina del i infektuar. Po të ishte liruar ky pacient në shtëpi, do të kishim shumë më tepër të prekur. Edhe në Ferizaj më nuk ka pasur raste të tjera. Këtu shihet efekti i karantinës”.
Gjithashtu zëvendësministri i Shëndetësisë u ka bërë thirrje edhe të karantinuarve në konvikte që të respektojnë rregullat, pasi mund të rrezikojnë veten dhe të tjerët.
“Në bazë të informacioneve, ka disa të karantinuar që po lëvizin brenda konvikteve duke rrezikuar veten dhe të tjerët”, tha ndër të tjera Izet Sadiku, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit Dr. Edin Nevzati punon si neurokirurg në SHBA, në Universitetin e Kolorados ndërsa ruan lidhjen shkencore...
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
Jeta në Zvicër
-
Zviceranët pesimistë për vitin 2025, sa i përket anës financiare Numri i njerëzve që kanë vështirësi në pagesën e primeve të sigurimit shëndetësor nuk ka qenë...
-
Një skiator humb jetën nga orteku në Zvicër
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit
-
84 franga në ditë, ku shkojnë paratë që paguani për biletën e skive?
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik, por bëjnë presion mbi industrinë e hoteleve dhe restoranteve