Lajme

Gjibraltari – Zvicra, formacionet zyrtare

Gjibraltari dhe Zvicra i kanë publikuar formacionet zyrtare për përballjen në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020.

Ndeshja që fillon në ora 20:45 do të zhvillohet në stadiumin ‘Victoria Stadium’, me “Helvetikët” që janë favorit në letër.

Zvicra duhet të fitojë patjetër, pasi aktualisht gjendet në vendin e dytë të Grupit D me 14 pikë, një më pak se Danimarka që është lider dhe dy më shumë se Irlanda që është në pozitën e tretë.

Në këtë ndeshje nga fillimi do të luajë vetëm Granit Xhaka nga lojtarët me kombësi shqiptar.

Xherdan Shaqiri ende nuk është rikuperuar nga lëndimi që e ka pësuar te Liverpooli.

Formacioni startues i Gjibraltarit: Coleing, Chipolina, Sergeant, Cascario, Badr, Walker, R.Chipolina, Barnett, Mouelhi, De Barr, Britto.

Formacioni startues i Zvicrës: Sommer, Elvedi, Akanji, Lang, Xhaka, Rodriguez, Fassnacht, Zakaria, Vargas, Itten, Benito, shkruan telegrafi, përcjell albinfo.ch