Lajme
Gjirokastra, në mesin e 10 vendeve më të mrekullueshme në Evropë
Qyteti i Gjirokastrës është cilësuar si një ndër vendet më të mrekullueshme evropiane për ta vizituar. Këtë cilësim e ka dhënë prestigjiozja amerikane “Huffington Post”.

Në një listë me 10 qytete evropiane figuron Gjirokastra, sipas “Huffington Post”, e cila i fton turistët ta vizitojnë këtë qytet në jug të Shqipërisë, që përmban një arkitekturë tipike të periudhës osmane të mbrojtur nga UNESCO, që do të thotë se është mjaft i vjetër dhe mjaft i bukur.
“Ejani këtu për kulturën; qëndroni për ushqimin”, thotë “Huffington Post”.
“Ju mendoni se i njihni mrekullitë e Evropës nga fillimi në fund. Por jo, ju nuk i njihni. Ashtu si me çdo destinacion tjetër të mirë, kontinenti krenohet me një numër të madh thesaresh të panjohura që do të bënte t’i merreshin mendtë edhe një udhëtari me përvojë”.
„Kontinenti gëlon nga vende të papopulluara, si ishujt e Spanjës dhe qytetet e liqenet e Lituanisë. Oh, dhe nuk e kemi përmendur se tani është koha më e lirë që kemi parë ndonjëherë për të vizituar Evropën”.
E-Diaspora
-
Transporti Publik i Cyrihut kërkon personel (edhe) në gjuhën shqipe Nëpërmjet shënjestrimit të saktë në meta platformat dhe faqet specifike për gjuhën, aplikantët duhet të arrihen...
-
Mashtruan dhe vodhën identitetin e amerikanëve – kush janë dy kosovarët që u ekstraduan në SHBA
-
Panairi i parë, eventi më i madh për gratë ndërmarrëse shqiptaro-zvicerane
-
Dy kosovarë ekstradohen në SHBA për mashtrim të amerikanëve
-
Njoftim për mërgimtarët që do të votojnë jashtë Shqipërisë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Shkalla e kancerit kolorektal rritet në moshën nën 50 vjeç Mjekët po ngrenë alarmin e rritjes së shkallës së kancerit kolorektal tek të rinjtë – dhe...
-
Pse një vonesë prej 3 minutash është një problem në Zvicër?
-
Zvicër: 25% rrezikojnë varfërinë
-
Linjat e trenave të cilët vonohen më shumë në Zvicër
-
Kisha Katolike në Zvicër përballet me krizë besimi – a po largohen besimtarët?