Lifestyle

Gjësendet e Russell Crowe shiten për 2.8 milionë dollarë

Një karrocë e stilit romak, një orë ari Rolex, një rrip lëkure dhe një violinë 128-vjeçare që i përkisnin aktorit australian Russell Crowe, janë shitur në një ankand për më shumë se 2.8 milionë dollarë.

Ankandi me titull ‘Art i Ndarjes u mbajt në Sydney dhe tërhoqi dhjetëra blerës dhe spektatorë, përcjell albinfo.ch.

Rreth 200 kostume filmike nga disa nga filmat e tij më të njohur, përfshirë Gladiator, Master dhe LA Confidential, ishin pjesë e ankandit.

Ankandi u mbajt në atë që do të ishte përvjetori i tij i 15-të i dasmës me ish- bashkëshorten Danielle Spencer dhe ditëlindjen e 54 të Crowe. Crowe bëri një paraqitje të papritur gjatë ankandit, duke mirëpritur me gëzim blerësit.