Integrimi

Gjermania vendos: Kosova nuk e merr statusin “shtet i sigurt i prejardhjes”

Gjermania, gjegjësisht Parlamenti i saj nuk ia njeh Kosovës statusin e “vendit të sigurt”, siç e kishte kërkuar Landi i Bavarisë

Përfaqësuesit e landeve (republikave federale) në Parlamentin Federal të Gjermanisë, në seancën e tyre të të premtes kanë vendosur kundër propozimit nga Bavaria për shpalljen e Kosovës , Malit të Zi dhe Shqipërisë si “vende të sigurta të prejardhjes”, shkruan diewelt.de.

Në kohën kur fluksi i refugjatëve kosovarë në drejtim të Gjermanisë kishte arritur kulmin, gjatë muajve janar dhe shkurt, Qeveria e Landit të Bavarisë i ishte drejtuar qeverisë federale me kërkesën që Kosova, krahas dy vendeve të përmendura, të shpallej “vend i sigurt”.

Ky status nënkupton që refugjatët e ardhur nga ai vend mund të kthehen pa procedura të gjata prej nga kanë ardhur.

Një status të tillë e kanë, veç tjerash, edhe vendet ballkanike se Serbia, Maqedonia etj.