Kosova
Gjermania, vendi nga ku më së shumti dërgohen para në Kosovë
Gjatë vitit që e lamë pas mërgimtarët kanë dërguar rreth 900 milionë euro në Kosovë. Vetëm gjatë muajit nëntor ata sollën në Kosovë 87.2 milionë euro.
Dërgesat e tyre kryesisht janë bërë nga Gjermania, Zvicra e Amerika. Guvernatori i Bankës Qendrore Fehmi Mehmeti ka thënë se diaspora është kontribuues shumë i rëndësishëm për ekonominë, përcjell albinfo.ch.
Qytetarët e Kosovës që jetojnë nëpër vende të ndryshme të botës edhe gjatë vitit 2020 kanë dërguar para të majme në vendlindje. Nga janari e deri në nëntor ata kanë dërguar në Kosovë ofro 900 milionë euro.
Të dhënat e Bankës Qendrore të Kosovës për muajin nëntor të vitit të kaluar, tregojnë se diaspora ka dërguar rreth 14 milionë euro më shumë sesa muaji i njëjtë i vitit të 2019.
Për këtë muaj, në Kosovë u sollën 87.2 milionë euro, kurse një vit më herët kjo vlerë ishte 72.4 milionë euro. Duke krahasuar periudhën dhjetë mujore të vitit aktual me atë paraprak, del se mërgata në drejtim të Kosovës ka dërguar 104.2 milionë euro më shumë, apo në total 883.3 milionë euro.
Për sa u përket dërgesave të mërgatës sipas vendeve, Gjermania është shteti ku më së shumti dërgohen para në drejtim të Kosovës.
Në tremujorin e tretë të vitit 2020, del se nga Gjermania janë dërguar për në Kosovë 40.8 për qind e dërgesave, ndjekur nga Zvicra me 24.4 për qind dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 6.2 për qind.
Edhe guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti në një deklarim për Monitor ka thënë se diaspora është kontribuues shumë i rëndësishëm për ekonominë.
“Diaspora jonë është një kontribuues shumë i rëndësishëm për ekonominë e vendit. Edhe gjatë këtij viti, me gjithë vështirësitë e krijuara në ekonominë botërore për shkak të pandemisë, remitencat apo mjetet e dërguara nga diaspora kanë ndikuar në zbutjen e efekteve të krizës në vend. Remitancat edhe gjatë këtij viti vazhduan rrjedhën e qëndrueshme drejt ekonomisë tonë, ku vlera e tyre deri në tetor 2020 ishte 796.5 milionë euro, krahasuar me 705.6 milionë euro sa ishin deri në tetor 2019, e që paraqet një rritje vjetore prej 12.9 për qind”.
Për këtë periudhë, rritja e remitencave është për 18.1 për qind më e madhe se në vitin paraprak.
“Vetёm nё tremujorin e tretë të 2020-së, vlera e remitencave tё pranuara ishte 262.2 milionё euro, apo 18.1 pёr qind mё shumё krahasuar me tremujorin e tretë të 2019-së”, thuhet në raportin “Vlerësimi tremujor i zhvillimeve makroekonomike, tremujori i tretë 2020”.
Rritja e dërgesave ka qenë dyshifrore gjatë gjithë periudhës së pandemisë, me përjashtim të muajit mars 2020 dhe prill 2020 kur shënuan rënie.
“Përkundër faktit se edhe vendet ku janë të koncentruar diaspora kosovare janë goditur shumë nga kriza e pandemisë, remitencat kanë shënuar përshpejtim të rritjes. Rritja e remitencave ka qenë dyshifrore gjatë gjithë periudhës, me përjashtim të muajit mars 2020 dhe prill 2020 kur shënuan rënie”.
Sipas kanaleve të dërgimit, BQK thotë se, 615.2 milionë euro janë transferuar me anë të agjencive të dërgesave të parëve, kurse pjesa tjetër me anë të bankave komerciale.
“Dërgesat e remitencave përmes operatorëve që transferojnë para kanë shënuar rritje për 62.0 për qind deri në shtator ndërsa remitencat që dërgohen përmes bankave kanë shënuar rritje për 10.3 për qind. Në anën tjetër, duke pasur parasysh mbylljen e kufirit si dhe kufizimeve të tjera, remitencat që vijnë përmes ‘kanalit jo-formal’ kanë shënuar rënie prej 57.5 për qind deri në muajin shtator 2020. Ky trend i rritjes së remitencave pritet të vazhdoj edhe në muajt vijues, vetëm në muajin tetor rritja e remitencave ishte 27.6 për qind”.
Gjatë muajit tetor 2020, mërgata në drejtim të Kosovës kishte dërguar 99.4 milionë euro, kurse vlera më e lartë e dërguar brenda këtij viti ishte muaji maj me 104.4 milionë euro.
Nga rezultatet preliminare të regjistrimit të diasporës, numri i qytetarëve të Kosovës që jetojnë në vende të ndryshme të Europës dhe botës, të cilët i janë përgjigjur regjistrimit është rreth 350 mijë.
E-Diaspora
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë Festa e Shoqatës “Bashkimi Uster” kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë...
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor