Fotolajmi
Gjermania, vendi më i mirë në botë
Përsëri Gjermania shpallet si vendi më i mirë në botë bazuar në indikatorë të përgjithshëm si në biznes, ekonomi, kualitet të jetës etj, thuhet në një analizë të prezentuar sot para WEF - World Economic Forum – Davos.
Gjermania u shpall vendi më i mirë në botë , pjesërisht për shkak të ekonomisë së fuqishme, ndikimit në botë dhe orientimit ndaj çështjeve kyçe botërore, si kriza e refugjatëve dhe uniteti në eurozonë “, thuhet në analizën e publikuar në Davos.
Pesë shtete kanë qenë në listën e 10 vendeve më të mira dhe SHBA-të thuhet të jenë vendi më i fuqishëm në botë.
Thuhet të jenë analizuar 60 vende në bazë të kritereve të ndryshme.
„Luksemburgu thuhet të ketë kushtet më të mira për të bërë biznes, Italia vendi me traditë të pasur “ndërsa Brazili top vendi për ta vizituar, Kanada, në krye për cilësinë e jetës.
Lista e vendeve më të mira të botës: Gjermania, e ndjekur nga Kanadaja, Britania, SHBA, Suedia, Australia, Japonia, Franca, Hollanda dhe Danimarka.
Kina, Gjermania dhe Shtetet e Bashkuara janë shtetet më të mira për të filluar një karrierë, ndërsa Tailanda, Malajzia dhe Filipinet janë vendet më të mira për të filluar një biznes.
Vendet më të mira për investime janë India, Singapori dhe Vietnami, ndërsa Britania, Kanadaja dhe Shtetet e Bashkuara janë vendet më të mira për shkollim.
Suedia, Danimarka dhe Kanada rezultojnë të jenë vendet më të mira për të rritur fëmijët
Analiza është përgatitur nga U.S. News & World Report, Bav Consulting dhe Universiteti i Pensilvanisë.
E-Diaspora
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri? Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, tha se janë krijuar kushtet e...
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë Municione snajperi nga kompania zvicerane P Defence thuhet se kanë mbërritur në Ukrainë në korrik 2023...
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha