Bota

Gjermania ua merr shtetësinë luftëtarëve IS-it

Qeveria gjermane planifikon të heqë shtetësinë e pjesëtarëve të grupit të Shtetit Islamik (IS), për të parandaluar kthimin e tyre në vend, raportojnë mediat gjermane.

Më shumë se 800 qytetarë të Gjermanisë kanë marrë pjesë në luftimet në Siri dhe Irak, në radhët e ISIS-it dhe grupeve të tjera radikale islamike dhe ata tani janë një rrezik për sigurinë gjermane.

Një dokument, të cilin e citojnë mediat gjermane, thotë se për të parandaluar kthimin e xhihadistëve në vend, ata duhet të kontrollojnë të gjitha rrugët ligjore për heqjen e shtetësisë, nëse ata luftuan jashtë vendit dhe kanë një shtetësi tjetër përveç asaj gjermane.

Sipas dokumentit, qeveria në Berlin është duke shqyrtuar mundësinë që pjesëtarëve të ISIS-it t’ua marrë letërnjoftimet  dhe pasaportat, kështu që nuk mund të udhëtojnë në territoret nën kontrollin e Shtetit Islamik IS.