Lajme
Gjermania tregon nëse do ta furnizojë Ukrainën me armatim edhe më tutje
Gjermania do të vazhdojë ta furnizojë Ukrainën me ndihmat e nevojshme kundër pushtimit rus, me gjithë planet për ta përgjysmuar buxhetin për mbështetjen e Kievit më 2025, tha një zëdhënës i Qeverisë gjermane.
“Raportimet që supozojnë se ne do t’i pakësojmë ndihmat, janë thjesht të pasakta”, tha zëdhënësi Wolfgang Buechner për gazetarë, duke shtuar se Gjermania “është plotësisht e përkushtuar” ta mbështesë Ukrainën “sa të jetë e nevojshme”.
Drafti më i ri i buxhetit përfshin rreth 4 miliardë euro të ndara për Ukrainën nga buxheti i vitit të ardhshëm, krahasuar me rreth 8 miliardë euro në vitin 2024.
Tri partitë në koalicionin qeverisës të kancelarit Olaf Scholz kanë pasur mospajtime për kohë të gjatë për buxhetin e vitit 2025 të Gjermanisë.
Ministri liberal i Financave, Christian Lindner, u ka kërkuar ministrave të tjerë ta ruajnë buxhetin, në mënyrë që ta respektojnë vendimin kushtetues që ka për qëllim mbrojtjen e shtetit nga zhytja në borxh të thellë.
Buxheti i vitit 2025 do të diskutohet edhe më tutje, para se të miratohet kah fundi i këtij viti.
Ministria e Financave tha të shtunën se është e hapur të shqyrtojë shpenzime shtesë për Ukrainën për raste individuale./REL
E-Diaspora
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve Për natën e ndërrimit të motmoteve, shqiptarja me famë botërore, Rita Ora, dhe moderatori, Ryan Seacrest,...
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
-
Xhaka, me transplant të flokëve në Prishtinë
-
1 orë pritje për të dalë nga Kosova
-
Si do të votojë diaspora në Shqipëri më 11 maj?
Jeta në Zvicër
-
Zvicra nis vitin e ri me fishekzjarre, kokteje dhe njerëz të lënduar Zvicra e nisi vitin e ri në të ftohtë të ashpër. Përveç verës së gazuar dhe...
-
Pensioni AHV, ushtria, buxheti: Këto janë diskutimet e vitit 2024
-
Aterrimi emergjent në Graz: Motori i Swiss-Airbus A220 tregon “model të panjohur defekti”
-
Pas korrigjimit: SBB, nga vendi i dytë bie në vendin e njëmbëdhjetë në Evropë
-
Pas uljes emergjente të avionit zviceran në Graz, vdes një anëtar i ekuipazhit