Koronavirusi: çast pas çasti
Gjermania teston 500 mijë persona në javë
Shteti gjerman sërish tregohet shembull për vendet tjera evropiane dhe botërore
Numri i vdekje nga epidemia e koronavirusit të ri në Gjermani është rritur me një të tretën në 24 orët e fundit, por vendi krenohej me rritjen e kapacitet të testimeve në gjysmë milioni njerëz në javë.
Instituti shëndetësor vendas Robert Koch raportoi 49 vdekje të reja, duke e rritur totalen nga 149 në 198.
Numri total i infeksioneve u rrit me 15.7 përqind, njëlloj si dje, nga 31,554 në 36,508, transmeton TCH.
Por përqindja e vdekshmërisë vijon të mbetet në 0.7 për qind që është shumë më e ulët se fqinjët e saj evropianë, përcjell albinfo.ch.
Por ministri i shëndetësisë së vendit tha se kjo mund të jetë qetësia para stuhisë dhe se vendi po përgatitet për valë të reja infektimesh.
“Masa e madhe e testimeve na përgatit më herët sesa ndoshta do të bënin vendet e tjera”, tha ministri Jens Spahn, përcjell albinfo.ch.
“Duhet ta përdorim sa më mirë këtë kohë, e cila gjithsesi mund të jetë njëfarë qetësie para stuhisë”, shtoi ai.
Krei i institutit të virologjisë në spitalin universitar Charite në Berlin, Christian Drosten, tha se numri i vogël i vdekjeve në Gjermani mund të shpjegohet me numrin e madh të laboratoreve diagnostikues.
E-Diaspora
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë Festa e shoqatës “Bashkimi" nga Usteri kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë...
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor