Bota
Gjermania do të kthejë edhe 14 mijë shqiptarë
Për shkak të rregullave të ashpra, numri i shqiptarëve që kërkojnë azil në Gjermani është ulur ndjeshëm. Madje, Shqipëria nuk bën më pjesë në top listën 10 vendeve me numrin më të lartë të azilkërkuesve.
Vetëm gjatë këtij viti Gjermania ka kthyer rreth 4.500 shqiptarë dhe priten të kthehen edhe 14.000 të tjerë, raporton “TCH”.
Ambasadorja e Gjermanisë në Tiranë, Susanne Schutz, ka thënë se azili nuk është zgjidhje, përcjell albinfo.ch.
“Ky është një proces që do të kërkojë një kohë të caktuar. Nuk di të t’ju them afatet kohore që do të mjaftojnë që ky problem të marrë zgjidhje, megjithatë është e rëndësishme të thuhet se rruga e azilkërkimit në Gjermani është një rrugë e gabuar. Sepse njerëzit që do të kthehen sërish në drejtim të Shqipërisë mund të dënohen edhe me një ndalim hyrjeje në vendin tonë për 5 vite. Ndaj është më mirë nëse shfrytëzohen mundësitë ligjore për të shkuar në Gjermani siç është ajo me anë të një kontrate të rregullt punësimi”, ka thënë Schutz.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik