Bota
Gjermania siguron rreth 4.8 milionë vende pune në BE
Fuqia e ekonomisë gjermane kontribuon për rreth 4.8 milionë vende pune në vende të tjera të Bashkimit Evropian. Këtë e tregon hulumtimi nga firma zvicerane kërkimore “Prognos”, njofton botimi “Der Spiegel”.
Sipas studiuesve në Bazel, ky fakt është për shkak të rritjes së kërkesës për mallra industriale gjermane. Konsumi në Gjermani gjithashtu kontribuoi në krijimin e vendeve të reja të punës në vendet e tjera të Bashkimit Evropian, përcjell albinfo.ch
Sipas anketës, në vitin 2015, Gjermania ka importuar mallra nga BE-ja me vlerë 620 miliardë dollarë. Shumica nga përfitimet kanë pikërisht fqinjët e saj, Holanda, Franca dhe Belgjika, e ndjekur nga Italia, Polonia dhe Republika Çeke. Shumica e importeve është e orientuar drejt nevojave të industrisë, 28% janë mallrat e konsumit. Vetëm në Poloni kërkesa gjermane varet për rreth 890.000 vende pune, tregon studimi.
“Hulumtimi ynë hedh poshtë mitin e dëmit të pretenduar nga konkurrenca gjermane”, tha Bertrand Brosard, drejtor i Shoqatës së Ekonomisë Bavareze (VBW).
E-Diaspora
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
Jeta në Zvicër
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit