Lajme

Gjermania shton forcat policore në kufirin me Poloninë

Gjermania ka shtuar forcat e sigurisë në kufi me Poloninë për të trajtuar një fluks të emigrantëve nga Bjellorusia.

Qindra forca të policisë gjermane janë dërguar shtesë në kufirin mes Polonisë dhe Gjermanisë, derisa Berlini zyrtar thotë se është i gatshëm të dërgojë edhe më shumë përforcime.

Ministri i Brendshëm i Gjermanisë, Horst Seehofer, u tha mediave vendore gjermane se 800 policë janë dërguar në kufi.

“Nëse është e nevojshme, unë jam gati të urdhëroj përforcime të tjera”, tha ai.

Përmes Polonisë dhe Bjellorusisë, në Gjermani kanë hyrë 6.162 emigrantë të paligjshëm gjatë këtij viti.

Autoritetet gjermane thonë se shumica e migrantëve pa dokumente janë nga Iraku, Siria, Jemeni dhe Irani.