Lajme
Gjermania shpalli 40 mijë vende të lira pune, ja sektorët ku kërkohen punëtorët
Industria bankare gjermane shpalli gati 40.000 vende të lira pune në tremujorin e parë të këtij viti. Kjo jo vetëm që është më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, por paraqet edhe një reagim ndaj gjithë ekonomisë, në të cilën numri i vendeve të hapura të punës është ulur. Mungesa e punëtorëve të kualifikuar ka një ndikim të madh në sektorin financiar.
Numri i pozicioneve të shpallura publikisht nga bankat, institucionet e kreditit dhe bankat e kursimeve në Gjermani ishte 39.846 në tremujorin e parë të 2024-ës, një rritje prej 4 % krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, transmeton scan, përcjell albinfo.ch.
Në ekonomi në tërësi, megjithatë, numri i vendeve të punës të shpallura publikisht është ulur për 9 %, sipas të dhënave më të fundit. Për sa u përket ofertave të punës, Frankfurt justifikoi reputacionin e tij si kryeqyteti financiar gjerman. Në tremujorin e parë të këtij viti kishte më shumë se 4.200 vende pune të shpallura publikisht në kryeqytet, pasuar nga Berlini dhe Mynihu me rreth 2.700 dhe 2.500 oferta në sektorin financiar.
Përveç Duseldorfit, Hamburgut dhe Shtutgartit, të dhënat tregojnë tri qytete të tjera, ku më shumë se 1000 vende pune në industrinë bankare u shpallën të lira midis janarit dhe marsit.
Siç pritej, më së shumti vende të lira pune në industri në gjithë Gjermaninë ishin në financa dhe kontabilitet, me rreth 16.600 vende pune. Shitjet dhe shpërndarja janë në vendin e dytë me rreth 7400 vende pune. Dhe në vend të tretë është fusha e organizimit dhe menaxhimit të projekteve me rreth 4300 vende pune.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? Në Zvicër, gjithnjë e më pak njerëz po ndërrojnë vendbanim. Sipas të dhënave të Zyrës Federale... -
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën











