Lajme
Gjermani: Eksport rekord i armëve gjatë 2023-ës
Qeveria gjermane vendosi një rekord të ri për eksportet e armëve në vitin 2023, duke autorizuar shitje me vlerë të paktën 11,71 miliardë euro (12,9 miliardë dollarë), kryesisht falë ndihmës së dërguar në Ukrainë.
Rekordi i mëparshëm prej 9,35 miliardë euro nga viti 2021 ishte tejkaluar tashmë me 25% në mes të dhjetorit.
Krahasuar me vitin 2022, këtë vit rritja ishte 40%, transmeton dpa, përcjell albinfo.ch.
Më shumë se një e treta e eksporteve të miratuara shkuan në Ukrainë për fushatën e saj të mbrojtjes kundër pushtuesve rusë, në total 4,15 miliardë euro.
Shifrat i referohen periudhës nga 1 janari deri më 12 dhjetor, gjatë së cilës Gjermania miratoi armë me vlerë 6,15 miliardë euro dhe pajisje të tjera ushtarake me vlerë 5,57 miliardë euro.
Pothuajse 90% shkuan në shtetet e BE-së dhe NATO-s, Ukrainës dhe vendeve që trajtohen në mënyrë të ngjashme me shtetet e NATO-s për sa u përket kontrolleve të eksportit të armëve, për shembull, Japonia, Australia dhe Koreja e Jugut.
E-Diaspora
-
Frankfurt: Agnesa Kolica, fituese e “Çmimit për Integrim” Ky çmim është një shembull i shkëlqyer për diasporën tonë...
-
Gjermani: Festohet 112-vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë
-
Një yll në ngritje: Fiona, sopranoja e verbër, me zë brilant
-
Londër: Shënohet 112-vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë
-
Pesë gjeodetë nga Kosova magjistrojnë në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
I kanë marrë priftit 300 mijë franga, me mashtrim: Dënohen dy kosovarë Gjykata ka konfirmuar se prifti ishte treguar naiv, nisur nga vetë misioni i tij, por se...
-
Zvicër: Më shumë fuqi vjen nga dielli
-
Nesër, në Cyrih, protestë e heshtur kundër paraqitjes së Vuqiçit në Zvicër
-
Realizimi i pagës minimale të planifikuar në Cyrih ballafaqohet me pengesa
-
Zvicra përpiqet të tërheqë sa më shumë milionerë