Lajme
Gjermania rrit eksportet drejt Rusisë
Pavarësisht sanksioneve të Perëndimit, Gjermania ka rritur eksportin e produkteve të saj në Rusi.
Të dhënat e Zyrës Federale të Statistikave tregojnë një rritje prej thuajse 30 për qind në muajin maj, krahasuar me muajin paraardhës.
Megjithatë, pjesa dërrmuese e eksporteve përbëhet nga produkte farmaceutike, të cilat bëjnë përjashtim nga sanksionet ndërkombëtare.
Në dy muajt e parë pas nisjes së agresionit në Ukrainë, eksportet kishin rënë ndjeshëm, në mars me 60 për qind krahasuar me një muaj më parë dhe në prill me 10 për qind.
Më herët, kancelari gjerman, Olaf Scholz, u shpreh se njerëzit në Gjermani duhet të qëndrojnë së bashku për të përballuar sfidën historike të rritjes së kostove të jetesës të shkaktuar nga agresioni rus ndaj Ukrainës.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës