Shqipëria

Gjermania promovon bashkëpunimin rajonal

Mbrojtja e ekosistemit të liqeneve të Prespës, Ohrit dhe Shkodrës, në fokus të ambasadorit gjerman Peter Zingraf

Institutet Kombëtare Mjedisore dhe Hidrometeorologjike të Shqipërisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut kanë nënshkruar një memorandum për monitorimin e ujërave, shkruan albinfo.ch.

Ambasadori Peter Zingraf u shpreh me këtë rast: “Ekosistemet e tre liqeneve kanë nevojë për një menaxhim të përbashkët dhe të qëndrueshëm. Ne mbështesim partnerët në zbatimin e angazhimeve dhe standardeve të BE-së në këtë fushë”. Ai vlerësoi përfundimin e marrëveshjes në kohët e vështira të pandemisë Covid-19 si një sukses i bashkëpunimit ndërkufitar.

Të tri vendet fqinje do të monitorojnë bashkërisht cilësinë e ujit të liqeneve dhe do të shkëmbejnë të dhëna dhe eksperiencën e tyre. Bashkëpunimi rajonal mbështetet nga Gjermania përmes projektit të GIZ “Konservimi dhe përdorimi i qëndrueshëm i Biodiversitetit në Liqenet e Prespës, Ohrit dhe Shkodrës. /Albinfo.ch