Zhvillim
Gjermania pritet të ndihmojë Kosovën me rreth 47 milion euro
Sektorët që do të përfitojnë nga këto zotime janë ai i ujërave, energjisë, ambientit, edukimit si dhe disa sektorë të tjerë
Delegacioni i Qeverisë së Republikës së Kosovës i kryesuar nga ministri i Financave, Avdullah Hoti, i shoqëruar nga përfaqësuesit e Ministrisë së Integrimeve Evropiane, Ministrisë së Punës dhe Mirëqenie Sociale, Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinore, Ministrisë së Drejtësisë dhe Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, po merr pjesë në negociatat ndërqeveritare me Qeverinë Federale të Gjermanisë të cilat po mbahen në Berlin, ku pritet të negociohen zotimet e Qeverisë Federale të Gjermanisë për vitin 2016 dhe 2017, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Ministria e Financave.
Vlera totale e këtyre zotimeve pritet të arrijë rreth 47 milionë euro grante, në formë të asistencës financiare dhe teknike për projekte shumë të rëndësishme për përmirësimin e kualitetit të jetës së qytetarëve të vendit. Sektorët që do të përfitojnë nga këto zotime janë ai i ujërave, energjisë, ambientit, edukimit si dhe disa sektorë të tjerë, transmeton “albinfo.ch”.
Vlen të theksohet se Qeveria e Republikës së Kosovës që nga pas lufta ka përfituar nga Qeveria Federale e Gjermanisë në formë granti dhe kredie për asistencë teknike dhe financiare vlerën prej 510 milionë euro për projekte të rëndësishme në sektorët e lartpërmendur. Për më tepër, Qeveria Federale e Gjermanisë është njëri ndër partnerët kryesorë dhe më të rëndësishëm të vendit me një kontribut të jashtëzakonshëm drejt arritjes së qëllimeve për zhvillimi të qëndrueshëm ekonomik dhe integrim evropian.
Të tjera nga Zhvillim
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik