Zhvillim

Gjermania prin me investime në Maqedoni

Për rritje të investimeve të huaja direkte ka raportuar Banka Konbëtare e Maqedonisë.

Nga janari deri në gusht, në Maqedoni janë investuar 223 milionë euro, një shumë prej 67 milionë euro më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Vetëm në gusht janë investuar 54.55 milionë, shuma më e lartë që nga fillimi i vitit, përcjell albinfo.ch.

Sipas autoriteteve të Shkupit, investitorët njohin klimën e biznesit në Maqedoni, si dhe me rangimin e Doing Business priten më shumë investitorë të rinj.

Shumica e kapitalit vjen nga Gjermania, Turqia dhe Italia. Sipas sektorëve më së shumti në prodhimin e automjeteve, pajisjeve të transportit, etj.