CH-Ballkani
Gjermania pranon se ka pritje deri në 2 vjet për vizë
Aktualisht dhjetëra mijëra vetë në vendet e Ballkanit Perëndimor presin të regjistruar për marrjen e një date për shtrimin e kërkesës për vizë në ambasadat gjermane në rajon. Më e vështirë paraqitet gjendja në Prishtinë
Sipas një raportimi të gazetës gjermane “Neue Osnabrücker Zeitung” të martën (14.04) në vendet e Ballkanit Perëndimor presin të regjistruar aktualisht dhjetëra mijëra vetë që të shtrojnë kërkesën për vizë me qëllim të shpërnguljes në Gjermani.
Këtë e raporton gazeta duke iu referuar të dhënave të Ministrisë së Jashtme gjermane të ofruara me kërkesë të partisë E Majta.
Sipas këtyre të dhënave, në ambasadat gjermane në Shqipëri, Bosnje-Hercegovinë, Kosovë, Maqedoni e Veriut, Mali i Zi e Serbi ka 192.263 regjistrime kërkesash për orar vize. Koha e pritjes për një datë për shtrimin e kërkesës për vizë sipas Ministrisë së Jashtme gjermane në shumicën e këtyre përfaqësive kap më shumë se një vit. Më e vështirë paraqitet gjendja në Prishtinë, sipas afp, ku në mars janë ofruar orare për njerëz që janë regjistruar në nëntor 2017, raporton DW.
E paqartë është ende, se si do të veprohet me datat e përcaktuara për kërkesën e vizës në bazë të Rregullores së Ballkanit Perëndimor. Kjo rregullore hyri në fuqi në vitin 2016 dhe do duhej të lehtësonte procedurat e vizës, por afati i saj merr fund më 31 dhjetor të këtij viti. Nuk dihet, nëse autoritetet gjermane do ta zgjasin edhe më tej këtë rregullore. Me kërkesë të partisë opozitare gjermane, E Majta, Ministria e Jashtme ka bërë të ditur, se “mbi mënyrën e veprimit për datat e mbetura pa trajtuar nga Rregullorja e Ballkanit Perëndimor do të vendoset në një kohë të caktuar”, përcjell albinfo.ch.
Në tërësi numri i vizave të dhëna për qytetarët nga vendet e Ballkanit Perëndimor nga viti 2015 nga Ministria e Jashtme gjermane përcaktohet si “afër 65.000 në vitin 2019, më shumë se një trefishim.” Në rreth 27.300 raste janë dhënë viza pune. Kurse 8.600 raste janë refuzuar. Arsyeja e dytë më e shpeshtë për dhënien e vizës ka qenë bashkimi familjar.
E-Diaspora
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit Valdete Hoti dhe Shoqata “Parandalo”, të cilën ajo e drejton, dëshmojnë se edhe një iniciativë e...
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
Jeta në Zvicër
-
Zvicra ka indeksin më të ulët të mjerimit në botë Zvicra shënon një shkallë të ulët papunësie dhe një rritje shumë të ulët të çmimeve. Kjo...
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës