Lajme
Gjermania po debaton për heqjen e detyrimit të izolimit
Ministri i shëndetësisë: Karl Lauterbach: “Njerëzit e infektuar duhet të qëndrojnë në shtëpi. Përndryshe, edhe vetë vendi i punës do të bëhet një rrezik sigurie”

Kërkesa e kreut të mjekëve të sigurimeve shëndetësore, Andreas Gassen, për heqjen e të gjitha detyrimeve të izolimit dhe karantinës në kulm të valës së verës së Koronës, ka hasur në kundërshtime, shkruan srf.ch.
“Njerëzit e infektuar duhet të qëndrojnë në shtëpi. Përndryshe, jo vetëm që do të rritet edhe më shumë numri i rasteve, por edhe vetë vendi i punës do të bëhet një rrezik sigurie”, ka shkruar Ministri Federal i Shëndetësisë Karl Lauterbach (SPD) në Twitter të shtunën.
Ministri i Shëndetësisë i Bavarisë Klaus Holetschek (CSU) ka thënë gjithashtu se propozimi ishte i parakohshëm. Por të tjerët kanë rënë dakord me Gassen-in, të paktën në vlerësimin e tij për situatën aktuale të koronës.
Incidenca e fundit shtatë-ditore ishte mbi 700 – por për disa kohë ekspertët kanë supozuar se rastet aktuale janë nën raportuar ndjeshëm, transmeton albinfo.ch. Numri absolut i pacientëve në repartet e terapisë intensive aktualisht është dy herë më i lartë se në të njëjtën kohë të vitit të kaluar.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Sigurimi i veturave: 57% e zviceranëve, kundër diskriminimit të kosovarëve Njerëzit nga Ballkani paguajnë prime shumë më të larta sigurimi për makinat e tyre. Sipas një...
-
Gjon’s Tears i ftuar special në “Eurovision 2025”
-
Votimi i diasporës, zarfet e para vijnë sot në Tiranë
-
Kanë mashtruar me firmën e kopshtarisë: Djali dëbohet në Kosovë, babai “shpëton”
-
Humb jetën shqiptari në një aksident trafiku në SHBA, ishte pjesëtar i Gardës Kombëtare Amerikane
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Rekomandohet taksa e sheqerit Qëllimi është të reduktohet konsumi duke i bërë këto produkte më pak të përballueshme...
-
Sigurimi i veturave: 57% e zviceranëve, kundër diskriminimit të kosovarëve
-
Pse Ticino është destinacioni i preferuar i Pashkëve në Zvicër?
-
Gjon’s Tears i ftuar special në “Eurovision 2025”
-
Kanë mashtruar me firmën e kopshtarisë: Djali dëbohet në Kosovë, babai “shpëton”