Lajme
Gjermania përgatitet për valën e madhe nga ‘Omicron’
Sipas të dhënave të publikuara nga agjencia kombëtare e kontrollit të sëmundjeve, është raportuar një rritje e numrit të rasteve me koronavirus.
Instituti Robert Koch (RKI) raportoi 64,340 infeksione të reja brenda një periudhe 24-orëshe, duke u rritur me mbi 20,000 në krahasim me shifrën e një jave më parë.
Rritja e numrit të infeksioneve erdhi pasi disa shtete raportuan se Omicron ishte kthyer në një variant dominues në ato rajone.
Në qytetet e Hamburgut dhe Bremenit, dominimi i Omicron ka ardhur paralelisht me një rritje të shkallës së infeksionit, transmeton Dpa, përcjell Albinfo.ch.
Rastet shtatë-ditore janë rritur gjithashtu në mbarë vendin, megjithëse të dhënat ende konsiderohen të paplota pas festave të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, për shkak se janë kryer më pak teste dhe raportuar më pak raste.
Të enjten, Instituti Robert Koch tha se, ishin regjistruar 285.9 raste të reja për 100,000 banorë gjatë një periudhe njëjavore, nga 258.6 një ditë më parë.
E-Diaspora
-
Gjermania e Zvicra prijnë me numrin e të regjistruarve për votim nga diaspora 107,158 votues nga diaspora kanë aplikuar për votim në zgjedhjet e përgjithshme të 9 shkurtit të...
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
Jeta në Zvicër
-
Migros viktimë e kriminelëve kibernetikë që ua keqpërdorin logon Paralajmërimi nga Zyra ndërkantonale Zvicerane për Parandalimin e Krimit (SKP) erdhi pak para Krishtlindjeve: “Përpjekjet për...
-
Si do të ndikojnë te qytetarët ndryshimet në ekonominë zvicerane në vitin 2025?
-
Ҫfarë mund të prisni në Zvicër në vitin 2025?
-
Taksat e turizmit shtohen në koston e pushimeve të skive në Alpet zvicerane
-
Aplikimi për patentë shoferë, një hap me rrezik të lartë për të moshuarit