Lajme
Gjermania përballet me rritje të rasteve me Omicron
Gjermania po përballet me rritje të rasteve me koronavirus, pavarësisht se më shumë se gjysma e popullsisë është imunizuar me dozën përforcuese të vaksinës kundër koronavirusit.
Rastet janë rritur shumë në Gjermani, veçanërisht në Berlin, që ka shënuar numrin më të madh të rasteve në 100,000 banorë në shtatë ditë.
Instituti për kontrollin e sëmundjeve, Robert Koch, tha se në Berlin shkalla e incidencës brenda shtatë ditëve ishte 1,473. Në Gjermani, 41.7 milionë banorë nga popullsia prej 82 milionë banorësh, sipas këtij instituti, janë imunizuar me dozën përforcuese.
Qeveria gjermane tha se situata në njësitë e kujdesit intensiv ishte nën kontroll dhe 16 për qind e shtretërve spitalorë aktualisht janë të zënë me pacientë të prekur me sëmundjen COVID-19. Megjithatë, spitalet gjermane shpejt do të përballen me numër të madh të pacientëve për shkak të valës së shkaktuar nga varianti Omicron i koronavirusit, tha virologu Oliver Keppler.
“Unë mendoj se klasifikimi i shpeshtë i Omicronit si variant i ‘butë’ do të jetë jashtëzakonisht i rrezikshëm”, tha Keppler për dpa.
Situata në Gjermani është e vështirë për shkak të moshës mesatare të vendit, që është e lartë, por edhe numrit të njerëzve të pavaksinuar, tha Keppler.
Mijëra gjermanë kundërshtuan masat e vendosura për ta frenuar koronavirusin dhe vaksinimin e detyrueshëm dhe më 22 janar u protestuan në mbarë vendin.
Mbi 7,500 persona protestuan në Dyseldorf tha policia dhe afro 2,300 persona dolën në rrugët e Regensburg, ku dolën edhe qytetarë të tjerë që tentuan ta prishnin protestën e qytetarëve që kundërshtonin masat. Tre protestues u ndaluan. Ndërkaq, mbi 1,000 qytetarë protestuan në mënyrë paqësore në Shtutgard dhe protestuesit u ndalën para transmetuesit publik, duke kritikuar mbulimin mediatik të pandemisë./rel
E-Diaspora
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok” Almira tregon se aktualisht ka mbi 800 mijë ndjekës dhe përveç se është një tik-tok-ere e...
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
Gjermani: 14-vjeçari shqiptar kishte pësuar djegie në 80% të trupit, zgjohet nga koma pas 5 muajsh
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Aksident mes mjetit ushtarak dhe autobusit Nëntë efektivë të ushtrisë zvicerane u lënduan në një aksident ...
-
Bora e parë shkakton rreth 150 aksidente në kantonin e Cyrihut
-
Mbi 600 thirrje urgjente janë pranuar vetëm në kantonin e Lucernit për shkak të borës
-
Bora e parë në Zvicër bllokon trafikun
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë