Bota
Gjermania për një vit ka harxhuar 20 miliardë për refugjatët
Një e katërta e kësaj shume në vitin 2016 është harxhuar për azilkërkuesit, dokumentet e të cilëve janë ende duke u përpunuar dhe më shumë se gjysma për luftimin e shkaqeve të migracionit të detyruar. Që në vitin 2015 në Gjermani erdhën një milion emigrantë.
Qeveria gjermane në vitin 2016 ka ndarë për emigrantët 9.3 miliardë që kanë shkuar për qeveritë e 16 republikave federale, ndërsa 11 miliardë të tjera për t’u përballur me shkaqet e migracionit.
400 milionë janë shpenzuar në strehim të azilkërkuesve dhe 350 milionë euro për të miturit e pashoqëruar. Rreth 2 miliardë euro shkojnë paketë për integrimin e të ardhurve.
Shumica e parave nga qeveria federale i ka harxhuar Nordrhein-Westfalen (1.2 miliardë euro), e ndjekur nga Bavaria (860 milionë euro) dhe Baden (728 milionë euro).
Tani për tani opinioni publik gjerman është kryesisht pozitiv për fluksin e refugjatëve dhe gati 40% e të anketuarve thanë se kanë shumë ose më së shumti besim se Gjermania mund të kapërcejë sfidat që dalin nga vala e refugjatëve.
Për shkaqet e migrimit janë dhënë 11 miliardë euro, do të thotë për të dërguar trupa gjermane përgjegjëse për shkatërrimin e rrjeteve të kontrabandës me emigrantët dhe mbështetje në luftën kundër grupeve islamiste.
Javën e kaluar u pranuan masa të reja që do të lejojnë autoritetet gjermane që më shpejt dhe rregullisht të dëbojnë azilkërkuesit e refuzuar. Në të njëjtën kohë, Zyra Federale për Migracion dhe Refugjatë është duke monitoruar azilkërkuesit dhe pajisjet e tyre personale elektronike (smartphone, tablet, laptop).
E-Diaspora
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike Gjatë njëmbëdhjetë muajve, pronari i biznesit dhe djemtë e tij thuhet se kanë ndihmuar në pastrimin...
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!
-
Panikë në aeroplanin që udhëtonte nga Prishtina në Halmstad, turbulencat e mëdha shkaktuan probleme në frymëmarrje
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike Gjatë njëmbëdhjetë muajve, pronari i biznesit dhe djemtë e tij thuhet se kanë ndihmuar në pastrimin...
-
Zvicër: Parashikimi i motit në fundjavë: ‘Brrrrr’
-
Zvicër: Ilaçet me bazë aspirina janë në mungesë
-
Renditja: Qytetet më të mira dhe më të këqija zvicerane për bllokimin e trafikut
-
Kombësia ka ndikim në pagat në Zvicër