Lajme
Gjermania ‘pavarësohet’ tërësisht nga gazi rus
Gjermania ka kompensuar humbjen e dërgesave të gazit rus, falë një rritjeje të madhe të importeve nga Norvegjia, Holanda dhe Belgjika, pasi Moska ndërpreu furnizimet me gaz vitin e kaluar për shkak të mbështetjes gjermane për Ukrainën.
”Midis 2017-ës dhe fundit të shkurtit 2022, Gjermania importoi mesatarisht 77 teravat orë gaz natyror në muaj, minus eksportet, i cili përdorej për të mbuluar konsumin kombëtar dhe për të mbushur objektet e magazinimit”, sipas një dokumenti të brendshëm nga Agjencia Federale e Rrjetit Gjerman.
Në të kundërtn, importet neto nga shtatori 2022 deri në fund të janarit – që do të thotë duke përjashtuar dërgesat e gazit rus – qëndruan në 72,7 teravat orë në muaj.
Për më tepër, Gjermania mori rreth 4,0 teravatë orë gaz natyror të lëngshëm (LNG) përmes terminaleve të reja LNG në brigjet gjermane në janar, transemton agjencia gjermane e lajmeve dpa, përcjell albinfo.ch.
Sipas Agjencisë Federale të Rrjetit, kjo do të thotë se vendi ka konsumuar rreth 1,000 teravatë orë gaz natyror në vitin 2021.
Sipas dokumentit, mesatarisht 26 teravatë orë gaz natyror në muaj mbërriti në Gjermani nga Norvegjia nga 2017 deri në fund të shkurtit 2022.
Pas shkurtimeve ruse, kjo sasi u rrit në 41 teravatë orë.
Ndërkohë, importet neto nga Holanda u rritën nga 2,0 në 25 teravatë orë, ndërsa flukset e gazit nga Belgjika u rritën nga rreth 2,0 teravatë orë në rreth 23 teravatë në muaj mesatarisht nga shtatori.
Shifrat tregojnë gjithashtu një rënie të konsiderueshme në eksportet gjermane të gazit natyror, për shembull, në Zvicër.
Agjencia Federale e Rrjetit vazhdon të vlerësojë furnizimin me gaz të Gjermanisë si “të qëndrueshëm”.
E-Diaspora
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë Suksesi më i madh i Lëvizjes që drejton Florian Haçkaj ishte fitorja në Gjykatën Kushtetuese të...
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
Jeta në Zvicër
-
84 franga në ditë, ku shkojnë paratë që paguani për biletën e skive? Mes Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, zviceranët shkojnë në pistat e skive. Por ku shkojnë paratë...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik, por bëjnë presion mbi industrinë e hoteleve dhe restoranteve
-
Radha e trafikut arrin 10 km në tunelin Gotthard në udhëtimet pas Krishtlindjeve
-
Tarifa e urgjencës prej 50 frangash vazhdon të shkaktojë polemika
-
Posta në Zvicër: Rekord i dërgimit të pakove për Krishtlindje