Zhvillim
Gjermania, partnere strategjike e ekonomisë kosovare
Ministri Ismajli ka falënderuar Republikën Federale të Gjermanisë për rolin dhe rëndësinë që ka pasur në zhvillimet në Kosovë

Në takimin që Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli ka zhvilluar të mërkurën me Kryetarin e Odave Zejtare të Gjermanisë, njëherit këshilltar i Kancelares Angela Merkel, Otto Kentzler dhe Kryetarin e Odës se Zejtarëve të Dortmundit, Wilhelm Hicking, është konstatuar se ndihma e Gjermanisë për Kosovën gjatë 15 viteve të fundit ka qenë e madhe. Në takim ka qenë i pranishëm edhe kreu i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu.
Me këtë rast të dyja palët theksuan vullnetin për vazhdimin e ndërtimit të urave që do të forcojnë edhe më tutje bashkëpunimin ekonomik, për çka drejtuesit e Odave Ekonomike Gjermane të lartpërmendura, nënvizuan faktin se mbështetja dhe angazhimi profesional ka rezultuar reciprok, andaj edhe janë realizuar projektet konkrete.
Ministri Ismajli ka falënderuar Republikën Federale të Gjermanisë për rolin dhe rëndësinë që ka pasur në zhvillimet në Kosovë, duke përmendur mbështetjen e saj projektet konkrete siç është linja transmetuese 400 kV – Kosovë-Shqipëri e financuar nga KfW, e projektet tjera zhvillimore, për të shtuar se bashkëpunimi me Gjermaninë do të avancohet më tej.
Kreu i MZHE-së, ka ritheksuar nevojën e vendit për investime në fushat si: energjia, bujqësia dhe turizmi, ndërsa një rëndësi të posaçme kanë projektet konkrete në zhvillimin e BRE-ve dhe rritjen e Eficiencës së Energjisë, shkruan lajmi.net.
Të tjera nga Zhvillim
E-Diaspora
-
Ka shtyrë të moshuarin mbi shina: Gjykohet shqiptari për tentativë vrasje Shqiptari 37-vjeçar, i cili akuzohet se ka shtyrë një të moshuar në binarët e metrosë, qëndron...
-
Neuchâtel: Goditje me thikë në Bar, vetëdorëzohet kosovari
-
Shqiptarët falin namazin e Fitër Bajramit në Cyrih
-
Reflektime mbi Ramazanin, angazhimi, traditat dhe mesazhet për besimtarët
-
Falet namazi i Fitër Bajramit në Lozanë
Jeta në Zvicër
-
Zbulimi zviceran: Metanina është më e keqe se nikotina Zëvendësuesi sintetik i nikotinës në cigaret elektronike mund të jetë potencialisht më i varur se ai...
-
Forcohet frangu zviceran
-
Qeveria Federale paralajmëron: Shoferët duhet të tregojnë shumë durim gjatë Pashkëve
-
Neuchâtel: Goditje me thikë në Bar, vetëdorëzohet kosovari
-
Ndryshime në trenat që kalojnë nëpër Renens (VD)