Lajme
Gjermania paralajmëron taksë prej 2,4 centë për kilovat orë për gazin
Një masë e tillë do të hyjë në fuqi nga tetori për të ndihmuar importuesit e goditur nga kostot shtesë për shkak të pakësimit të furnizimeve me gazin rus.
Çmimet e larta të energjisë janë bërë një temë dominuese politike në ekonominë më të madhe të Evropës, pasi kostoja e jetesës po rritet ndjeshëm, pjesërisht për shkak të luftës në Ukrainë.
Kostoja e taksës u fiksua nga i ashtuquajturi menaxher i zonës së tregut për Gjermaninë, ”Trading Hub Europe”, një organ i krijuar nga shpërndarës të ndryshëm të gazit në vend, transmeton Dpa, përcjell Albinfo.ch.
Tarifa ka për qëllim të ndihmojë importuesit e gazit që duhet të blejnë gaz më të shtrenjtë nga furnizuesit jashtë Rusisë dhe po pësojnë humbje të mëdha.
Taksa do të hyjë zyrtarisht në fuqi nga 1 tetori, por nuk pritet të ndikojë në faturat e gazit deri në nëntor ose dhjetor për shkak të rregulloreve që mbrojnë konsumatorët nga ndryshimet e çmimeve.
E-Diaspora
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës Më 4 janar prej orës 19:00 është ndeshja Zvicër – Kosovë...
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
Jeta në Zvicër
-
Siguruesi zviceran Helvetia thotë se 500 vende pune janë prekur nga ulja e kostove Rreth 500 vende pune, duke përfshirë 200 deri në 250 në Zvicër, janë prekur nga masat...
-
Zvicër: 5% më pak shitje të veturave të reja
-
Ka gjithnjë e më pak vende parkimi publike në qytetet zvicerane
-
Fermerët zviceranë të shqetësuar për të ardhurat dhe barrën administrative
-
Subvencionet publike për transportin publik po rriten në të gjithë Zvicrën