Bota
Gjermania nuk e ndihmon Turqinë
Qëndrimi i Gjermanisë nuk ka ndryshuar karshi Turqisë, për ta ndihmuar atë nga kriza e zhvlerësimit të monedhës turke, Lira
Gjermania nuk po konsideron t’i ofrojë Turqisë “një litar shpëtimi” financiar, për ta ndihmuar atë të kapërcejë një krizë të shkaktuar nga një zhvlerësim i shpejtë i monedhës turke, Lira.
“Wall Street Journal” raportoi më parë se qeveria gjermane po shqyrtonte dhënien e një ndihme financiare të jashtëzakonshme, ndaj aleatit të saj në aleancën ushtarake të NATO-s, transmeton “TCH”.
“Pozicioni ynë nuk ka ndryshuar. Ashtu siç e thamë edhe në deklaratën zyrtare të qeverisë, më 20 Gusht, dhënia e ndihmës ndaj Turqisë, nuk është një prioritet i Gjermanisë në këto momente”, deklaroi një zyrtar gjerman, për agjencinë e lajmeve, Reuters, përcjell albinfo.ch.
Qeveritë, turke dhe gjermane, po përpiqen të përmirësojnë marrëdhëniet e tensionuara nga ndalimi i shtetasve gjermanë dhe kritikat gjermane ndaj masave të sigurisë të presidentit Rexhep Taip Erdogan, pas një grushti të dështuar shteti në vitin 2016.
Në muajin shtator, Erdogan do të kryejë një vizitë zyrtare në Gjermani, në përpjekje për të rivendosur marrëdhëniet e mira dhe bashkëpunuese mes palëve.
E-Diaspora
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
Jeta në Zvicër
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit