Lajme

Gjermania, nga e hëna, mbyll kufirin me Zvicrën

Kjo bëhet po ashtu  edhe si përpjekje për të parandaluar blerjen me shumicë nga të huajt (kryesisht nga Zvicra) që tashmë kanë shkaktuar probleme të furnizimit në zonën kufitare

Gjermania, sipas të gjitha gjasave do të mbyllë kufijtë me Zvicrën, Francën dhe Austrinë. Kjo pritet të ndodhë nesër (e hënë) duke filluar nga ora 8 e mëngjesit. Ndonëse mediat gjermane kanë raportojnë njëzëri rreth kësaj, ende nuk ka konfirmim zyrtar, shkruan srf.ch

Sipas raportimeve, duhet të ketë përjashtime për udhëtarët ndërkufitarë (ata që punojnë në vendet përkatëse fqinje) dhe për trafikun e mallrave, transmeton albinfo.ch. Po ashtu banorët e Gjermanisë që gjenden në vendet e përmendura, do të lejohen të udhëtojnë në Gjermani.

Prapavija e kësaj mase nuk është vetëm tek kontrollimi i koronavirusit, përcjell albinfo.ch. Kjo bëhet po ashtu  edhe si përpjekje për të parandaluar blerjen me shumicë nga të huajt (kryesisht nga Zvicra) që tashmë kanë shkaktuar probleme të furnizimit në zonën kufitare, siç raporton nga gazeta “Bild”.