Shqipëria

Gjermania ndihmon studentët shqiptarë të specializohen

Përkrahja për studime në Gjermani përfshin bursa studimi apo praktike në universitetet dhe shkollat e larta gjermane

Gjermania ka bërë të ditur se do të ndihmojë studentë shqiptarë të specializohen në universitetet gjermane, duke ua financuar studimet.

Lektorja e Akademisë gjermane, Katharina Ertle, në Tiranë i tha RTSH-së se kjo ndihmë është e qëndrueshme, por aktualisht universitetet shqiptare duhet t’i bëjnë studimet tërheqëse që edhe studiues të huaj të interesuar të mund të vijnë në Tiranë për degë që kanë interes, duke u mbështetur financiarisht nga Gjermania.

Përkrahja për studime në Gjermani përfshin bursa studimi apo praktike në Universitetet dhe shkollat e larta gjermane.

Ndërkohë, në muajin janar të vitit 2020 në Gjermani hyn në fuqi ligji i ri që parashikon procedura më të lehtësuara për atë që duan të punojnë në këtë shtet.

Gjithashtu, edhe pajisja me dokuemente pritet të jetë me procedura më të thjeshtëzuara pas hyrjes në fuqi të ligjit të ri, përcjell albinfo.ch.