Kosova
Gjermania ndihmon Kosovën me 150 mijë teste antigjene
Gjermania dhuroi sot një donacion të seteve të testimit për COVID-19 për të fuqizuar më tej përgjigjen ndaj pandemisë në Kosovë.
Vlen të theksohet se dërgesa e 150.000 testeve antigjene ka një vlerë mbi 600.000 euro. Ky donacion do t’i shërbejë sistemit shëndetësor në Kosovë për të luftuar përhapjen e COVID-19, përcjell albinfo.ch.
Me këtë rast, ambasadori gjerman në vendin tonë, Jorn Rohde, deklaroi se po vazhdojnë të qëndrojmë së bashku në luftën kundër pandemisë dhe solidariteti gjerman mbetet element kyç në këtë përpjekje.
“Gëzohem që donacioni ynë do të ndihmojë në forcimin e kapaciteteve të sistemit shëndetësor të Kosovës në luftën kundër pandemisë. Zbulimi i rasteve të infektimit me COVID-19 dhe parandalimi i përhapjes së mëtejshme të virusit mbetet qëllim kryesor. Virusi vazhdon të jetë kërcënim dhe është ende gjerësisht i pranishëm në shoqëritë tona. Edhe përkundër rënies së numrit të rasteve të reja ditore në Kosovë e gjetiu, ne duhet edhe më tej t’u përmbahemi udhëzimeve higjienike në mënyrë që të mbrojmë personat e rrezikuar. Gjermania mbetet krah Kosovës dhe vazhdon të mbështes luftën e qeverisë kundër COVID-19”, citohet të ketë thënë amabsadori në komunikatën për media.
Nga ana tjetër, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, me këtë rast tha është nder të pranojmë furnizimin prej 150.000 seteve për testim COVID-19 nga partneri ynë i vazhdueshëm Qeveria gjermane që na ndihmon të përmirësojmë reagimin ndaj pandemisë në Kosovë.
“Shifrat ditore të infektimeve me COVID-19 ndonëse janë normalizuar, ato ende paraqesin një sfidë reale për ne dhe kontinentin, ashtu që shkëmbimi i përvojave në menaxhimin e situatës, si dhe mbështetja e Gjermanisë për Kosovën janë shumë të rëndësishme. E falënderojmë ambasadorin për donacionin e vlefshëm në të mirë të ngritjes së kapaciteteve testuese për diagnostikimin e COVID19 dhe në veçanti për krijimin e mundësive për të rritur kapacitetin për testime të shpejta. […] Kjo mbështetje e Gjermanisë do të na ndihmojnë të gjithëve për të ecur përpara me kujdes dhe krahas testimeve dhe gjurmimeve të rasteve me COVID19, vaksinimi do të vazhdojë dhe synimi ynë për të vaksinuar 60% të qytetarëve deri në fund të vitit 2021 mbetet një përqendrim kyç”, citohet Vitia.
Deri më tani Gjermania ka ndihmuar Kosovën me donacione të shumta të pajisjeve mjekësore, mbrojtëse dhe higjienike në vlerë prej 4.72 milionë eurove, një mision të gjerë ekspertësh nga Instituti Robert-Koch, një kontribut të rëndësishëm në vlerë mbi 5 milionë euro për rimëkëmbjen ekonomike të Kosovës, e gjithashtu edhe me donacione për grupet më të cenueshme të shoqërisë.
Gjermania gjithashtu është pjesë e përpjekjeve të BE-së për të ndihmuar Kosovën në tejkalimin e pandemisë me më shumë se 170 milionë euro; të alokuara në mbështetje të Kosovës. Për më tepër, Gjermania është kontribuuesi më i madh bilateral në fushatën e vaksinimit përmes Aleancës Globale të Vaksinimit COVAX që ka për qëllim qasje të barabartë në vaksinat kundër COVID-19.
E-Diaspora
-
Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Zvicër nis përgatitjet për zgjedhjen e kryesisë së re në janar 2025 Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare po hyn në një fazë të rëndësishme të organizimit të...
-
Sot i jepet lamtumira e fundit mërgimtarit që vdiq në aksident
-
PEN Qendra e Austrisë bën bashkë shkrimtarët nga Ballkani
-
Konsulli Berisha bën bashkë komunitetet fetare dhe klerikët shqiptarë në Zvicër
-
Pas Zvicrës, Hamza do të mbajë takime me mërgimtarët në Gjermani
Jeta në Zvicër
-
Gjërat kryesore që duhet të keni parasysh kur krahasoni tarifat e sigurimit shëndetësor zviceran Nëse po përpiqeni të gjeni çmime më të lira për vitin 2025, mund të shfletoni të...
-
SBB dëshiron të ridizajnojë vagonët e saj për të përmbushur më mirë nevojat e pasagjerëve
-
Çfarë pritet të ndodhë në Zvicër në vitin 2025?
-
Shpenzimet zvicerane për kujdesin shëndetësor – ‘mbi 100 miliardë dollarë’
-
Në Zvicrën gjermanishtfolëse ka mungesë “babadimrash”