Shqipëria
Gjermania ndihmon Kosovën dhe Malin e Zi në luftën kundër pandemisë
Ministria e Mbrojtjes e Gjermanisë dorëzoi grupin e parë të pajisjeve mjekësore për të mbështetur Kosovën dhe Malin e Zi në përpjekjet e tyre kundër pandemisë COVID-19.
“Mallrat mjekësore përfshijnë kryesisht pajisje mbrojtëse personale, si: maska FFP2, maska kirurgjike, dorëza njëpërdorimshe dhe syze mbrojtëse. Kjo do të ndihmojë personelin mjekësor për të mbrojtur veten nga infektimi me COVID-19 kur trajton pacientët”, thuhet në një komunikatë të misionit të NATO-s në Kosovë – KFOR – të cilën kanë ndihmuar në shpërndarjen e ndihmave.
Kjo është ndihma më e madhe individuale e qeverisë gjermane, e cila dedikohet për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe forcat e armatosura të Malit të Zi, personeli mjekësor i së cilave do të punojë në spitalet civile dhe do të kontribuojë në kujdesin shëndetësor të qytetarëve.
Në njoftim thuhet se një seri e dytë e pajisjeve do të arrijë përmes transportit rrugorë, i cili përmban më shumë se 10 tonë ndihma.
Kosova dhe Mali i Zi gjatë muajve të fundit kanë shënuar rritje të numrit të të infektuarve dhe të vdekurve nga koronavirusi i ri.
Që nga fillimi i pandemisë, në Kosovë janë infektuar gjithsej 15.705 persona, prej të cilëve 13.731 janë shëruar, ndërsa 627 kanë vdekur. Raste aktive janë 1.347.
Ndërsa në Mal të Zi, që nga fillimi i vitit janë regjistruar 11,690 të infektuar, prej tyre 172 kanë vdekur. Aktualisht janë 3.900 raste aktive.
E-Diaspora
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit Valdete Hoti dhe Shoqata “Parandalo”, të cilën ajo e drejton, dëshmojnë se edhe një iniciativë e...
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
Jeta në Zvicër
-
84 franga në ditë, ku shkojnë paratë që paguani për biletën e skive? Mes Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, zviceranët shkojnë në pistat e skive. Por ku shkojnë paratë...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik, por bëjnë presion mbi industrinë e hoteleve dhe restoranteve
-
Radha e trafikut arrin 10 km në tunelin Gotthard në udhëtimet pas Krishtlindjeve
-
Tarifa e urgjencës prej 50 frangash vazhdon të shkaktojë polemika
-
Posta në Zvicër: Rekord i dërgimit të pakove për Krishtlindje