Fotolajmi
Gjermania ndërpret linjat hekurudhore për shkak të stuhisë “Friederike”
Trenat, për shkaqe sigurie nuk do të mund të qarkullojnë më, ka thënë pasditen e sotme një zëdhënës i DB për emdiet gjermame
Ndërmarrja Hekurudhore e Gjermanisë (DB) ka ndërprerë pasditen e të enjtes gjithë qarkullimin hekurudhor i linjave të gjata në vend dhe atyre ndërkombëtare. Shkak për këtë masë drastike ka qenë stuhia e fuqishme “Friederike” e cila e ka goditur rëndë një pjesë të madhe të Gjermanisë. Trenat, për shkaqe sigurie nuk do të mund të qarkullojnë më, ka thënë pasditen e sotme një zëdhënës i DB për emdiet gjermame.
Trenat që ende ishin në rrugë, në momentin e marrjes së vendimit, duhej që, po qe e mundur, të shkojnë deri në stacionet për ku janë nisur. Në landet si: Nordrhein-Westfalen, Nedersachsen, Thüringen, Sachsen dhe Sachsen-Anhalt është ndërprerë edhe qarkullimi i trenave regjionalë.
Nga ana tjetër në SBB (Ndërmarrja e Hekurudhave e Zvicrës) thonë se në qarkullimin hekurudhor brenda Zvicrës nuk pritet të ketë pengesa të mëdha, transmeton albinfo.ch. Ndërsa për linjat ndërkombëtare do të angazhohen trena rezervë që do t`i marrin udhëztarët nga kufiri i vendit e deri në caqet brenda Zvicrës.
Stuhie “Friederike” e cila po bën kërdinë në disa vende të Evropës Perëndimore, deri tash ka marrë jetën e 7 personave. 4 prej tyre në Gjermani, nga 1 në Itali, Holandë dhe në Belgjikë. Shumica e tyre kanë vdekur si pasojë e rrëzimit të drurëve nga fuqia e stuhisë.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? Në Zvicër, gjithnjë e më pak njerëz po ndërrojnë vendbanim. Sipas të dhënave të Zyrës Federale... -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor










