CH-Ballkani
Gjermania ndërmjetëson konfliktin Serbi-Kosovë
Muaj më parë ishte kryeministri shqiptar Edi Rama, i cili në parlament kishte deklaruar se do të kërkonte ndihmën e Gjermanisë për çështjen e linjës së interkonjeskonit të transmetimit të energjisë mes dy vendeve
Qeveria e Gjermanisë është vënë në lëvizje për zgjidhjen e konfliktit mes Serbisë dhe Kosovës, për çështjen e linjës së interkonjeskonit të transmetimit të energjisë mes dy vendeve.
Berlini zyrtar kërkon përshpejtimin e zgjidhjes së mosmarrëveshjes dhe përmes një shkrese zyrtare Ministria e Bashkëpunimit dhe Zhvillimit Ekonomik të Gjermanisë i është drejtuar Sekretariatit të Energjisë në Vjenë për zhbllokimin e situatës, shkruan “TCH”.
Muaj më parë ishte kryeministri shqiptar Edi Rama, i cili në parlament kishte deklaruar se do të kërkonte ndihmën e Gjermanisë për këtë konflikt, përcjell albinfo.ch.
Shteti gjerman është veçanërisht i shqetësuar, pasi mosmarrëveshjet po mbajnë peng investimet në sektorin e energjisë në rajon dhe po bllokojnë integrimin e tregut rajonal të energjisë në Ballkanin Perëndimor.
Serbia në fakt nuk po lejen përdorimin e kësaj linje, e cila i shërben jo vetëm këtyre vendeve, por gjithë rajonit, përfshirë Shqipërinë. Kështu, sasitë e energjisë që mund të kalojnë nga Serbia përmes Kosovës në drejtim të Shqipërisë nuk mund të vijnë, duke bërë që linja e interkonjeksionit mes dy vendeve shqipfolëse të jetë jashtë përdorimit. Qeveria gjermane ka qenë financuese e këtij projekti me 75 milionë euro.
Tani është qeveria gjermane që kërkon që kjo çështje të zgjidhet sa më parë, duke marrë dhe rol negociues.
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova Edhe mëngjesin e së dielës kanë vazhduar pritjet e gjata për të dalë nga Kosova. Sipas...
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Linja të reja fluturimi nga aeroporti i Bazelit Midis prillit dhe qershorit 2025, Easyjet do të shtojë një destinacion afrikano-verior dhe tre destinacione evropiane...
-
Pas incidentit në Graz, Zyra e Prokurorit Publik: Anëtari i ekuipazhit vdiq si rezultat i mungesës së oksigjenit
-
Policia kantonale ndaloi shtatë vetura që kishin 20 centimetra borë në çati
-
Zvicër, 2025: Biletat e udhëtimit do të kushtojnë më shumë
-
Zvicra do e kryesojë OSBE-në në 2026