Lajme

Gjermania ndan 1.5 miliardë për vaksinat

Gjermania ka siguruar një fond prej 1,5 miliardë dollarësh të tjerë për luftën ndërkombëtare kundër pandemisë së koronavirusit.

Ministri gjerman i Financave Christian Lindner e quajti donacionin një ftesë për të tërhequr  më shumë pjesëmarrës në fushatën globale të vaksinimit.

Lindner e bëri njoftimin pas bisedimeve me homologët e tij të G7 në Berlin, përcjell Albinfo.ch.

Gjermania aktualisht mban presidencën e rradhës të grupit të demokracive të industrializuara.

Gjermania është donatorja e dytë më e madhe në nismën e imunizimit të udhëhequr nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).
Ajo synon të vaksinojë 70% të globit deri në mes të këtij viti, një synim që mbetet shumë larg.