Integrimi
Gjermania mund t`ua ndalë refugjatëve kosovarë ndihmat për kthim!
Federata dhe landet janë duke debatuar që ndihmat në para për kthim vullnetar të refugjatëve kosovarë në kuadër të programit të shkurtohen për një kohë të caktuar
Qeveria Federale e Gjermanisë është duke shqyrtuar mundësinë që refugjatëve kosovarë të cilët kthehen vullnetarisht në vendin e tyre t`ua “ngrijnë” ndihmat financiare të parapara për një kthim të tillë.
Sipas një zëdhënësi të qeverisë “aktualisht federata dhe republikat (landet) e vendit janë duke debatuar që ndihmat në para për kthim vullnetar të refugjatëve kosovarë në kuadër të programit `Reag Garp` të shkurtohen për një kohë të caktuar.
Në kuadër të programit të përmendur refugjatët që kthehen, përveç biletës deri tash marrin edhe një “ndihmë startuese” prej 400 eurosh. Pjesëtarët e komunitetit rom nga Kosova marrin nga 750 euro për çdo person të rritur. Në kohën kur në Kosovë të ardhurat mujore sillen mes 350 dhe 400 eurove dhe papunësia deri në 60 për qind, një shumë e tillë mund të jetë mjaft joshëse për të ardhur në Gjermani dhe pastaj për t`u kthyer “vullnetarisht”.
Mjerimi social dhe mungesa e perspektivës janë shkaqet e eksodit të madh të kosovarëve drejt Gjermanisë që ka filluar nga fundi i vitit të kaluar, shkruan stuttgarternachrichten.de. Vetëm në Baden-Württemberg deri më 17 shkurt kanë kërkuar azil më shumë se 4000 kosovarë, ndërsa më shumë se 99% të këtyre kërkesave refuzohen.
E-Diaspora
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike Gjatë njëmbëdhjetë muajve, pronari i biznesit dhe djemtë e tij thuhet se kanë ndihmuar në pastrimin...
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!
-
Panikë në aeroplanin që udhëtonte nga Prishtina në Halmstad, turbulencat e mëdha shkaktuan probleme në frymëmarrje
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Moti në Zvicër: Bëhet apel për kujdes në rrugë, akulli kërcënon në këto rajone Dimri po mban në pritje ultësirat: në vend të borës, pjesë të vendit kërcënohen nga akulli...
-
Gjërat që nuk u takojnë të huajve në Zvicër
-
Rritet papunësia në Zvicër
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike
-
Zvicër: Parashikimi i motit në fundjavë: ‘Brrrrr’